AKTUALITET

‘Durana’, parku teknologjik fantazmë/ Hoxhaj: Një skemë për të shmangur taksat me bekimin e qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 17:03
‘Durana’, parku teknologjik fantazmë/ Hoxhaj: Një

Një park teknologjik i menduar për startup-e dhe inovacion, i quajtur "Durana", i cili duhej të mblidhte kompanitë më të rëndësishme të fushës në Shqipëri, rezulton të jetë një projekt fantazmë. Ndërkohë që në terren nuk ekziston asgjë, skema e përfitimit ka funksionuar në mënyrë perfekte, duke përjashtuar nga taksat një grup kompanish të caktuara.

Gazetari Julian Hoxhaj, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV me Edvin Parruca, u shpreh se nga një investigim i emisionit "Plug", pas këtij projekti fshihet një plan i mirëmenduar qeveritar për të kanalizuar fondet publike drejt kompanive private, pa asnjë kthim në arkën e shtetit.

Skema funksionon në një cikël të mbyllur: kompanitë përfitojnë tendera nga buxheti i shtetit dhe më pas, përmes mekanizmave ligjorë si ai i parkut teknologjik, përjashtohen plotësisht nga pagesa e taksave. Kjo krijon një situatë ku paratë e qytetarëve dalin nga buxheti dhe nuk kthehen më kurrë, as në formën e taksave mbi fitimin apo detyrimeve të tjera. Kjo praktikë nuk është e re u shpreh Hoxhaj, duke thënë se e ka zanafillën që në vitin 2019, kur qeveria u ofroi lehtësira të konsiderueshme fiskale kompanive të Teknologjisë së Informacionit.

Julian Hoxhaj: Ajo që është, që në fakt nuk përbën më përshtypje në këtë vend, është që se si qeveria ka në plan apo ka planifikuar me detaj që çdo para që ua merr qytetarëve shqiptarë, që ua jep njerëzve që i ka pranë vetes, që në një farë mënyre i përdor sipas interesave të veta, këto para mos të kthehen më mbrapsht në asnjë lloj forme, qoftë edhe në formën e taksave.

Pra që këto kompani që marrin tendera nga buxheti i shtetit, të kthejnë para mbrapsht në formën e taksave, siç bëjnë çdo kompani tjetër që punon në Republikën e Shqipërisë, që merr tendera nga shteti, por jo vetëm, edhe ato që ushtrojnë aktivitet privat pa u komplikuar me marrëdhënie financiare me shtetin, të kthejnë në formën e taksave që të depozitohen në arkën e shtetit dhe më pas të paguhen pagat, sigurimet apo detyrime që shteti ka, qoftë edhe të kthehen në investime, pra.

Qeveria ka menduar që për kompanitë IT, në fakt është një fillesë më e hershme, fillon në vitin 2019, kur qeveria dhe shteti shqiptar ka bërë një përjashtim, ashtu siç ka bërë me investitorët strategjikë, ku hotelet janë përjashtuar nga TVSH-ja duke u lënë një, një pagesë, po themi, të papërfillshme prej 5% në sektorin e turizmit, investitorëve strategjikë, të cilët gjithashtu kanë një seri lehtësirash, edhe kompanitë e IT-së në vitin 2019 kanë përfituar lehtësira që shkojnë me pagesën e taksave nga 15 deri në 5%.

Pra u është zbritur pagesa e tatimfitimit dhe e një seri taksash të tjera. Por nuk është mjaftuar me kaq qeveria dhe ka krijuar, ka shpikur Duranën.

Durana si nocion duket shumë, shumë interesant, domethënë është joshës kur e mendon, një park teknologjik, duket si lugina e silikonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë përqendruar të gjithë gjigantët e teknologjisë dhe që sot sundojnë botën në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Të njëjtën gjë, me të njëjtin synim, e ka propaganduar dhe kryeministri Edi Rama krijimin e Duranës. Durana zë fill diku nga viti 2023, kur qeveria fillon të miratojë aktet e para ligjore dhe nënligjore, fillon transferimi i pronës i marrë të ish-radiostacionit Televizionit Shqiptar në Xhafzotaj.

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 29 Janar15:41

Republika e thikës dhe dhunës

Në Shqipëri sherret me thika janë bërë tashmë kronika e ditës, pasi çdo ditë në qytete të ndryshme ka...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë