AKTUALITET

“Durrësi përmbytet, Bashkia krihet”/ Emirjana Sako tender 125 mijë euro për dekor

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 17:36

“Durrësi përmbytet, Bashkia krihet”/ Emirjana Sako tender

Durrësi ishte një nga më të goditurit e përmbytjeve të muajit janar 2026, ku qindra shtëpi e mijëra hektarë ishin nën pushtetin e ujit për disa ditë, teksa autoritetet vendore ia hodhën “fajin natyrës”. Paaftësia menaxheriale e situatës, aq më tepër e përsëritur sa herë që bie një shi i dendur, ka sjellë që banorët e disa lagjeve, si ish-Këneta, Spitalla, Shkozeti, apo edhe brenda në qytetin e Durrësit, të preken nga përmbytjet.

Pamjet e banorëve që lëvizin me gomone, varka apo edhe mjete të tjera ujore, në mes të qytetit as i kanë bërë përshtypje drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, të cilët në një vend demokratik, përballë kësaj situate, duhet të ishin dorëhequr. Madje, të ishin marrë të pandehur dhe, dëmet që iu shkaktuan banorëve, t’i paguanin jo nga fondet e buxhetit të shtetit, por nga xhepi i tyre.

“Durrësi përmbytet, Bashkia krihet”/ Emirjana Sako tender

Për më tepër që po këta drejtues kanë investuar dhjetëra miliona euro nga taksat e banorëve për të ndërtuar hidrovore, kanale apo për të blerje mjete të rënda. Uji që pushtoi Durrësin nxori në pah edhe keqpërdorimin e fondeve për të ndërtuar rrugët në atë qytet, teksa asfalti vetëm disa centimetra në lagjen Nr.8, apo edhe në zonën e Currilave, e mori uji. Por, çfarë po bën Bashkia e Durrësit për të parandaluar katastrofa të shkaktuara nga paaftësia e tyre? Në vend që të gjithë punonjësit, mjetet të viheshin në punë për të rregulluar këto problematika, Ndërmarrja Rruga në Bashkinë e Durrësit, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ka hapur një tender për “blerje dekori”. Shprehja e famshme popullore duket se zë vend, por me disa ndryshime; “Fshati digjet, Bashkia e Durrësit krihet”.

Si mund të bësh një tender të tillë, në këtë situatë ku ende nuk janë evidentuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, apo mijëra qytetarë s’kanë strehë mbi kokë? Kaq shumë i intereson dekori e propaganda Emiriana Sakos? Ku do t’a vendosë këtë dekor, në afërsi të Pallatit të Sportit, në mes të Durrësit, ku një qytetar bënte kanoe gjatë përmbytjeve?

Duket një situatë absurde dhe t’a mendosh që Durrësi është qyteti i dytë më i rëndësishëm pas Tiranës. Ndërmarrja Rruga në Durrës do të shpenzojë plot 12,500,000 lekë, pra më shumë se 125 mijë euro. Tashmë do të shohim kryetaren Sako, zëvendësit e saj, apo edhe ministrja që do t’i shkojnë për vizita në festa të ndryshme dhe pas tyre do të jetë dekori i turpit.

Shqiptarët harrojnë shpejt, ndoshta se kanë qenë të ndrydhur për shumë kohë, aq sa mentaliteti i para viteve ’90 është rrënjosur edhe te brezi i të rinjve. Por, për një familje që ka jetuar ditët nën ujë, aq më tepër të përsëritura, një skenë e tillë nuk harrohet.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?