Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dy kompanive shqiptare të një grupi personash nga Spanja, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë ndërkombëtare mashtrimi me kriptomonedha.
Autoritetet financiare në Madrid besojnë se viktima të mashtrimit kanë rënë rreth 27 mijë persona, të gjithë me potenciale të mëdha financiare. Vlera totale e mashtrimit dyshohet se është mbi 300 milionë euro, në atë që konsiderohet si afera “Madeira Invest Club”.
Shoqëria funksiononte si një fond investimesh anonim. Klientët nuk ishin të detyruar të jepnin emrat e tyre. Për t’u bërë pjesë e “klubit”, secili prej tyre duhet të investonte një sasi parash, duke filluar nga 1.5 milionë euro.
Personazhi kyç i skemës, sipas Komisionit Kombëtar të Letrave me Vlerë (CNMV) është Alvaro Romillo Castillo, i njohur në platformat e koduara si “Luis” ose “Cryptospain”.
“Luisi” komunikonte me klientët e tij nëpërmjet rrjetit “Telegram”. Ai u premtonte njerëzve të ndryshëm se investimi i tyre do të shumëfishohej në një kohë të shkurtër, falë konvertimit të tyre në kriptomonedha dhe shpërndarjen në sipërmarrje të ndryshme globale.
Autoritetet spanjolle besojnë se grupi i dyshuar kriminal me qendër në Madrid, kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive në Portugali, Shtetet e Bashkuara, në Republikën Domenikane, Estoni dhe Shqipëri.
Kompanitë në Shqipëri
Të dhënat zyrtare tregojnë se Albaro Romillo Castillo, “Luisi”, si edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, kanë krijuar dy kompani në Shqipëri, në vitin 2024.
Shoqëritë “Wortned” dhe “Wortonova” janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në të njëjtën datë, në 6 qershor 2024. Adresa e tyre është e njëjtë: Rr. Teodor Keko, pranë Astrit, në Tiranë. Aktiviteti është i njëjtë: “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja dhe manaxhimi i hoteleve, e godinave dhe ambjenteve në të cilat ushtrohet aktivitet hotelier…”.
Kompania “Worned” është në pronësi të Alvaro Romillo Castillo. Shoqëria tjetër, “Wortonova” është në pronësi të një shtetasi me origjinë rumune, Mihaela Munteanu Manole, ndërkohë që administratori është i njëjti në të subjektet- Domingo Romillo Irarte, babai i Alvaros.

Shoqëritë e pezulluan aktivitetin e tyre shumë shpejt. “Worned” vendosi pushimin e përkohshëm në janar 2025, ndërsa “Wortonova” vetëm në 15 Tetor.
Vetëm një ditë më pas, Qendra Kombëtare e Biznesit regjistroi urdhërin e sekuestrimit, të miratuar nga Gjykata e Posaçme në 2 Tetor të këtij viti.
Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike, të paktën deri tani, arsyet e bllokimit të shoqërive me pronarë spanjollë. Megjithatë, të dhënat për skemën e dyshuar mashtruese “Madeira Invest Club” gjenden të raportuara në median spanjolle, duke nisur prej Tetorit të vitit 2024.
Hetimi i Zyrës së Letrave me Vlerë në Spanjë mori një popullaritet në media, sidomos pas dyshimeve se në të është përfshirë si “klient-investitor” eurodeputeti Alvaro Perez. Ky i fundit i ka mohuar akuzat e autoriteteve.
“Skema” 300 mln euro
Në shtator të vitit 2024, “Madeira Invest Club” njoftoi mbylljen e saj, sapo Komisioni Kombëtar i Letrave me Vlerë në Spanjë hartoi raportin për skemën e dyshuar mashtruese, siç publikoi gazeta spanjolle “El Confidential” në atë kohë.
Në një video të shpërndarë në rrjetin “Telegram”, personazhi i maskuar pas biznesit, i njohur zakonisht si “Luis” apo “Cryptospain”, njoftoi klientët për mbylljen e biznesit. Ai e argumentoi pushimin e aktivitetit me hetimin e nisur ndaj kompanisë.
Menjëherë pas këtij mesazhi video, shumë investitorë në platformën “Madeira” konstatuan se kishin dalë jashtë funksionit të gjithë llogaritë e grupit në rrjete sociale dhe faqet e internetit nuk punonin më.

Në mesazhin video, personazhi “Luis” ftonte klientët që të përdornin një linjë të dedikuar në “Telegram”, ku do të jepeshin informacione më të detajuara.
“Luis-i” shpjegon se të gjithë investitorët e tij duhet të dërgojnë të gjitha të dhënat e tyre personale në atë adresë email-i, pikërisht informacionin që kompania u kishte garantuar më herët se nuk do t’u nevojitej.
Si një kampion i privatësisë dhe një ekspert në shmangien e taksave, “Luis” e reklamonte si pikën e tij më të fortë faktin që klientët nuk do të identifikoheshin dhe, rrjedhimisht, mund të shmangnin lehtësisht hetimet e supozuara për shmangie taksash.
Nuk është Luis. Është Alvares
Mediat në Spanjë kanë bërë një profil të zgjeruar për personazhet dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti “Madeira Invest Club”.
Sipas tyre, pas personazhit të maskuar “Luis” ishte Alvaro Romillo Castillo. Babai i tij, Domingo Romillo Iriarte, u shfaq në faqen e internetit të “Madeira Invest Club”.
Kushdo që donte të paguante për anëtarësimin e tij me një transfertë bankare, duhej ta bënte këtë në llogarinë e Romillo Senior (babai), e cila ndodhej në Portugali.
Megjithëse faqet e internetit të MIC dhe Cryptospain pretendonin se ishin të regjistruara në Neë Mexico dhe Orlando me kompani fiktive, llogaria që kërkonte paratë ishte në emër të njërës prej kompanive të Romillo-ve, “Sabroso Lda”, me seli në Viseu (Portugali).
Vetë Domingo ka edhe një kompani tjetër të lidhur me bizneset e Cryptospain dhe të vendosur në Estoni: “Elusionlegal OÜ”.
Rrrjeti “Madeira Invest Club” kishte edhe të paktën dy shoqëri në kryeqytetin shqiptar.
Ndërkohë, në një prej adresave të deklaruara nga kompania “Wortonova” në Tiranë, aktualisht gjendet një tjetër kompania, “B…D…A”. Ajo është në pronësi të dy shtetasve spanjollë, S.M e F.V, është hapur në të njëjtën kohë dhe ka shënuar si objekt të aktivitetit përshkrim thuajse identik me dy shoqëritë e tjera “shqiptare” të Alvaro Romillo Castillo.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo shoqëri e tretë është pjesë e skemës së dyshuar mashtruese dhe se nuk rezulton të jetë vendosur nën sekuestro, të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi./boldnews
Një i ri me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje me thikë në orët e natës së shkuar në Itali. Mediat vendase...
Ai po fshihej me dyshim pranë një depoje industriale. Arsyeja u shpjegua shpejt. Atje, midis shkurreve, kishte kokainë gati për ta shitur. K...
Burri italian largohet nga bari natën vonë. Dritat janë të zbehta. Ai shkon drejt makinës së tij, por nga errësira, dy burra ...
Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi antidron, me qëllim parandalimin e ...
Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të shtunë në Durrës, duke lënë pas pesë persona të pla...
Një vajzë izraelite pretendon se është abuzuar seksualisht nga një shtetas izraelit në një hotel në fshatin Theth. Poli...
Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis në ...
Një vilë në Torre a Mare dhe 100,000 euro në para të gatshme u sekuestruan nga Drejtoria Hetimore Anti-Mafia e Barit nga një burr&...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune. Te mbikalimi pranë zonës së &ldq...
Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka dhunuar kushëririn e tij dhe i ka d&e...