AKTUALITET

Dy realitete/ Në Shqipëri fiton hajduti, në Kosovë ndershmëria

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 00:30
Dy realitete/ Në Shqipëri fiton hajduti, në Kosovë

Procesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri është përballur me kritika të ashpra nga analistët, të cilët e përshkruajnë atë si një farsë të mirëfilltë, të dominuar nga parregullsi dhe mungesë totale besimi nga qytetarët.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit, analisti Basir Çollaku, u shpreh se i gjithë procesi, nga votimi te numërimi, është i kapur dhe nuk la vend për asnjë surprizë elektorale, duke konfirmuar një standard tashmë të njohur negativ.

Gjithashtu Çollaku thekson se asgjë nuk është korrigjuar nga zgjedhjet e kaluara problematike. Përkundrazi, elementë si shkeljet, keqbërjet, kontrolli dhe dominimi i pushtetit, jo vetëm që kanë qenë sërish prezentë, por duket se kanë marrë “ngritje në karrierë”. Sipas tij, në proces ishin të përfshirë të njëjtët aktorë të denoncuar më parë, të cilët vepronin duke zbatuar “porosinë e shefit të gjatë”, duke e bërë të pamundur një rezultat ndryshe.

Kontrasti më i thellë dhe më tronditës vihet re kur krahasohet situata në Shqipëri me balotazhin zgjedhor të zhvilluar në të njëjtën ditë në Kosovë. Çollaku e cilëson diferencën si “të frikshme”, të krahasueshme me hendekun mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Administrimi, mungesa e problemeve dhe respektimi i votës në Kosovë nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër. Analiza mbyllet me një konstatim të hidhur: “Në Shqipëri fiton ai që vjedh, në Kosovë fiton ai që nuk vjedh”. Ky standard i dyfishtë brenda të njëjtit komb, sipas tij, dëshmon për një degradim të thellë të proceseve demokratike në Shqipëri, ku zgjedhjet nuk ofrojnë më mundësi zgjedhjeje, por vetëm konfirmojnë një rezultat të paracaktuar.

Çollaku: Në Shqipëri nga votimi, nga numërimi, nga vendimi, nga të gjitha del me sebeb. Dhe prova e 9 nëntorit është një përgjësi e 11 majit, pra nuk ka asgjë për t'u korrigjuar, por ka, le të themi një shkelje, ka keqbërje, ka kontroll, ka dominim, ka, ka të gjithë elementët e certifikuar se ç'ndodhen në 11 maj, janë, kanë marrë, le të themi, ngritjen karrierë ditën e sotme. Pra nuk ka asnjë gjë për t'u lavdëruar, nuk ka asnjë shenjë përmirësimi. Përkundrazi ne vijmë në këtë datë kur aktorë, faktorë, të akuzuar, të denoncuar, në një pafundësi rastesh, le të themi në zgjedhje parlamentare, janë sërish aty duke ruajtur dhe duke zbatuar porosinë e urdhërit të po e quaj shefit të gjatë. Dhe këtu ne nuk mund të kishim një surprizë zgjedhore në Shqipëri. Aq më tepër kur përmendim edhe faktin se, le të themi ajo, qëndrimi i Partisë Demokratike duke qenë disi në distancë, me mbështetje por jo me prani kandidatësh politikë, ka dhënë ndikimin e vet.

Mungesa e një angazhimi i madh, më të fortë, më të përballur. Ne nuk pamë në asnjë garë le të themi vëmendje të shtuar në këto zgjedhje, një indiferencë le të themi tërësore shoqërisë se çfarë po ndodhte. Nuk bëhet fjalë që ti të kesh program, të kesh përballje, të kesh oferta të kandidatëve. Janë dërguar sigurisht njerëzit e ekuadruar nga qendra nëpër pesë bashkitë, për minorancën flas. Dhe ata sigurisht kanë ngritur ushtrinë elektorale të qendrës, të bashkive, të zonave gri dhe të zeza që i shoqëron në të gjitha rastet elektorale tashmë të bëra zakon, ndonëse është një krim dhe është penal. Dhe këtu ne nuk mund të as të mendojmë se do të ndodhin mrekullitë e një ditë pas themelimit të Rilindjes dhe do të kemi që shqiptarët po e kthejnë kokën nga vota, po kërkojnë që të ndryshojnë gjërat. A duan shqiptarët të ndryshojnë? Sigurisht. Pjesëmarrja e sotme është një tregues që ka, ka argument pro.

Çfarë ndodhi? Sa shqiptarë shkuan atje? Sa qytetarë menduan se duhet të shkuar tek kutia dhe sa i besuan kutisë shqiptarët sot? Sa i besuan asaj që ajo çfarë hedh brenda del e tillë? Apo ajo që është blerë më herët nuk ndryshon gjatë ditës zgjedhore. Duke qenë se nuk ka ngjarje të reja, nuk ka zhvillime që përcjellin besueshmërinë tek njerëzit, atëherë edhe këtu, le të themi, ndodh ajo që nuk motivohen, nuk u motivuan qytetarët për të shkuar dhe për të bërë një ndryshim për shumë elementë të mungesës së sigurisë dhe të cilësisë elektorale. Ata e dinë që sido që të shkosh atje, do jemi tek refreni, voto si të duash, rëndësi ka kush numëron. Dhe numëruesit janë gjithmonë në porosi të qeverie, bashkie, ministrie, apo të grupeve kriminale tashmë të bërë le të themi nga aktorët dhe faktorët zgjedhorë në Shqipëri, i certifikuar nga pushteti, i pandëshkuar nga institucionet e zbatimit të ligjit. Dhe këtu kemi edhe atë gropën e zezë që fillon dhe e asgjëson procesin. Dhe këtu nuk mund të flasim për zgjedhje.

Se nuk ke çfarë të zgjedhësh. Nuk ke çfarë të zgjedhësh kur ti, le të themi, janë zgjedhje brenda, brenda partisë, brenda bashkisë, brenda qeverisë, brenda grupeve. Nuk kemi asnjë parametër. Ne kemi këtu Kosovën, siç ju përmendët në fillim. Ka një diferencë sikur të ishim me Bashkimin Europian, të ishim Norvegji, Suedi, Gjermani, apo siç SHBA-ja ka patur në raport me pas kohëve të fundit. Pra ka një diferencë të frikshme në votim, në numërim, në mungesë problemesh, në administrimin e procesit. Dhe këtu duket sikur kjo është më e çuditshme. Vjen të thuash që në Shqipëri fiton ai që vjedh, në Kosovë fiton ai që nuk vjedh. Jemi i njëjti komb, e njëjta, e njëjta racë, nuk e di, kjo sjellje ndaj vullnetit të qytetarëve se si e kemi ndryshuar këtu dhe si kemi një shembull tërësisht ndryshe atje. Pra, janë sot janë shprehur vullnet në Shqipëri në pesë bashki, besoj 10% e atyre që ishin në 18 komuna në Kosovë, domethënë balotazhin e le të themi.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë