AKTUALITET

Dypunësimi në spitale shtetërore dhe private/ Hyn në fuqi udhëzimi, mjekët 2 muaj kohë për të vendosur, ja si duhet të veprojnë

M.B. Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 08:17

Dypunësimi në spitale shtetërore dhe private/ Hyn në fuqi

TIRANA- Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do të zbatohet nëpërmjet rregullave të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për mjekët që janë të punësuar në spitalet publike dhe dëshirojnë të punësohen edhe pranë spitaleve apo klinikave private, sipas udhëzimit “Mbi procedurat e verifikimit dhe shqyrtimin e kërkesës së mjekëve të institucioneve publike për të ushtruar profesionin në institucione jopublike, publikimin e të dhënave në regjistrin elektronik, formatin dhe mënyrën e përditësimit të regjistrit” do të bëhet vetëm pas miratimit të kërkesës nga drejtuesit e institucionit shëndetësor pranë të cilit janë të punësuar.

Procedurat e udhëzimit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se fillimisht mjekët duhet të dorëzojnë një kërkesa te titullari drejtues i institucionit publik pranë të cilit janë të punësuar. Më pas kërkesa do të shqyrtohet për miratim ose jo të saj mbështetur te vlerësimi për ngarkesën e orëve që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik dhe ngarkesën e punës që ka në institucionin shëndetësor jopublik. Po ashtu do të vlerësohet edhe ngarkesa mendore dhe fizike e mjekut. Do të vlerësohet gjithashtu edhe korrektësia e mjekut në punë dhe nëse ka konflikt interesi me institucionin ku ai kërkon të dypunësohet.

Sipas udhëzimit  bazuar në këto kritere vendimi nga titullari do të merret brenda 10 ditëve. Titullari i institucionit shëndetësor publik vendos mosmiratimin e kërkesës së mjekut, nëse nuk plotësohen kriteret e përmendura në këtë udhëzim. Në rast miratimi të kërkesës, titullari i institucionit njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, duke i bashkëlidhur kërkesën e mjekut, vendimin e arsyetuar, si dhe të dhënat e tjera të nevojshme për publikim në regjistrin përkatës. Për rastet e rrëzimit të kërkesës mjeku ka afat brenda 30 ditëve të ankohet.

Po ashtu udhëzimi përcakton se për mjekët, që me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi ushtrojnë profesionin e tyre njëkohësisht në një institucion shëndetësor publik dhe në një institucion shëndetësor jopublik, paraqesin brenda 2 muajve një kërkesë për vijimin e kësaj marrëdhënieje, sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Udhëzimi

Mjekët e punësuar në institucionet shëndetësore publike, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e tyre edhe në institucione shëndetësore jopublike, duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim pranë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ushtrojnë profesionin e tyre.

Në kuptim të këtij udhëzimi, titullari i institucionit shëndetësor publik konsiderohet funksionari më i lartë në atë institucion. Në rast se vetë titullari kërkon që të paraqesë kërkesë për të ushtruar profesionin në institucione shëndetësore jopublike, ajo i paraqitet për vlerësim dhe miratim sekretarit të përgjithshëm të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, i cili ndjek të njëjtën procedurë vlerësimi, të përshkruar në këtë udhëzim.
Mjeku që kërkon të ushtrojë profesionin e tij edhe pranë një institucioni shëndetësor jopublik, në kërkesën e paraqitur duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm: a) emrin dhe mbiemrin; b) specialitetin (nëse ka); c) nëse është ose jo anëtar i personelit akademik në një institucion të arsimit të lartë (IAL) publik ose jopublik, duke dhënë edhe ngarkesën përkatëse, nëse ushton këtë funksion; ç) institucionin shëndetësor jopublik ku dëshiron të ushtrojë profesionin; d) statusin e tij në institucionin shëndetësor jopublik (nëse është ortak/aksionar, administrator, i punësuar apo tregtar); e) specialitetin që kërkon të ushtrojë; f) kohëzgjatjen e kësaj marrëdhënieje (me afat ose pa afat); g) koha dhe orari gjatë së cilës mjeku ushtron profesionin në institucionin shëndetësor jopublik.

Nëse kërkesa nuk përmban të gjitha elementet e nevojshme, titullari i institucionit i jep mjekut një afat 5-ditor për plotësimin e të metave. Nëse të metat nuk plotësohen brenda këtij afati, titullari vendos mosshqyrtimin e kërkesës.

Titullari i institucionit shëndetësor publik, gjatë vlerësimit për miratimin ose jo të kërkesës së mjekut, merr në konsideratë: a) ngarkesën e orëve që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik; b) ngarkesën mendore dhe fizike që kërkohet për llojin e specialitetit që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik dhe atë që kërkon të ushtrojë në institucionin shëndetësor jopublik. Për vlerësimin e këtij aspekti, titullari i referohet të dhënave shkencore të publikuara, që kanë të bëjnë me specialitete të ndryshme mjekësore, vendase dhe të huaja; c) korrektësinë e mjekut në respektimin e orarit të punës, para paraqitjes së kërkesës; d) mbulimin e shërbimit nga personeli tjetër mjekësor në institucionin shëndetësor publik; e) krahasimin e orëve mujore të punës që ushtron në institucionin shëndetësor publik, me orët e punës që propozon të ushtrojë në institucionin shëndetësor jopublik; f) mundësinë e konfliktit të interesit; g) nëse ka apo jo një pozicion drejtues në një institucion shëndetësor publik apo në Universitetin Mjekësor.

Bazuar në kriteret e sipërpërmendura, titullari i institucionit shëndetësor publik, brenda 10 ditëve, duhet të vendosë, në mënyrë të arsyetuar: a) mosmiratimin e kërkesës; b) miratimin e kërkesës.

Në rast miratimi të kërkesës, titullari i institucionit njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, duke i bashkëlidhur kërkesën e mjekut, vendimin e arsyetuar, si dhe të dhënat e tjera të nevojshme për publikim në regjistrin përkatës.

Titullari i institucionit shëndetësor publik vendos mosmiratimin e kërkesës së mjekut, nëse nuk plotësohen kriteret e përmendura në këtë udhëzim.

Kundër vendimit për mosshqyrtimin e kërkesës, sipas pikës 4, ose mosmiratimin e kërkesës, sipas pikës 6 të këtij udhëzimi, mjeku ka të drejtë të ankohet brenda 30 ditëve pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, duke respektuar kërkesat e neneve 130–135 të Kodit të Procedurave Administrative.

Nëse titullari i institucionit shëndetësor publik nuk shprehet brenda 10 ditëve pune nga paraqitja e kërkesës, mjeku ka të drejtë të ankohet pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, brenda 7 ditëve nga përfundimi i këtij afati.

Ministri përgjegjës për shëndetësinë, në përputhje me nenin 43 të Kodit të Procedurave Administrative, cakton një njësi përgjegjëse për vlerësimin e ankimit të paraqitur.

Njësia përgjegjëse shqyrton ankimin, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative, brenda një afati 10-ditor, dhe vendos për detyrimin e titullarit të shprehet, nëse është vendosur mosshqyrtimi i kërkesës.
Në raste të tjera, njësia përgjegjëse, mbasi shqyrton ankimin, brenda afatit 30-ditor, i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë: a) miratimin e vendimit të titullarit të institucionit shëndetësor publik; b) ndryshimin e vendimit të titullarit të institucionit shëndetësor publik dhe miratimin e kërkesës.

Ankimi i paraqitur sipas pikës 10 të këtij udhëzimi shqyrtohet nga njësia përgjegjëse, brenda 10 ditëve, e cila vendos t’i kërkojë titullarit të institucionit publik që të mbajë qëndrim brenda 5 ditëve. II.

REGJISTRI PUBLIK ELEKTRONIK

Regjistri Publik Elektronik përmban këto të dhëna për mjekun: a) emri; b) mbiemri; c) institucioni shëndetësor publik ku ushtron profesionin; d) specialiteti (nëse ka); e) nëse është e zbatueshme, të dhëna lidhur me punësimin e tij si personel akademik pranë Universitetit Mjekësor; f) institucioni shëndetësor jopublik, për të cilin është pranuar kërkesa për ushtrimin e profesionit; g) statusi i mjekut në institucionin shëndetësor jopublik (ortak/aksionar, administrator, i punësuar, apo tregtar); h) specialiteti që ushtron në institucionin shëndetësor jopublik; i) koha dhe orari gjatë së cilës mjeku ushtron profesionin në institucionin shëndetësor jopublik. III.

NDRYSHIMI I TË DHËNAVE

Në çdo rast që ka ndryshime në të dhënat në kërkesën e paraqitur ose të dhënat që publikohen në Regjistrin Publik Elektronik, mjeku njofton titullarin e institucionit shëndetësor publik, i cili ndjek, me ndryshimet përkatëse, parashikimet e pikave 3–5 të këtij udhëzimi, për vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës.
Në rast mosmiratimi të këtyre ndryshimeve ose mosshprehjes nga ana e titullarit, mjeku ka të drejtë të ankohet sipas parashikimeve të pikave 9–14 të këtij udhëzimi.

DISPOZITA TRANZITORE

Mjekët, që me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi ushtrojnë profesionin e tyre njëkohësisht në një institucion shëndetësor publik dhe në një institucion shëndetësor jopublik, paraqesin brenda 2 muajve një kërkesë për vijimin e kësaj marrëdhënieje, sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Nëse kërkesa është e paplotë, veprohet sipas pikës 4 të këtij udhëzimi.

Titullari i institucionit shëndetësor publik vlerëson kërkesën e paraqitur, sipas parashikimeve të pikës 5 dhe disponon sipas pikës 6 të këtij udhëzimi.

Në rast miratimi të kërkesës së paraqitur, titullari i institucionit njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, duke i bashkëlidhur kërkesën e mjekut, vendimin e arsyetuar, si dhe të dhënat e tjera të nevojshme për publikim në regjistrin përkatës.

Në rast mosshqyrtimi të kërkesës së paraqitur ose mosmiratimit të saj, mjeku ka të drejtë të paraqesë ankim, dhe në këtë rast procedohet sipas parashikimeve të pikave 9–14 të këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare./Monitor

mjekesia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë