Dhoma e Avokatisë në Vlorë i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar hetimet për Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e njohur për dorëheqjet e shumta të drejtorëve. “Arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta në Kadastrën e Vlorës kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore”, thuhet midis të tjerash në kërkesë. Gjithashtu, Dhoma Vendore e Avokatisë thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.
Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:
Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë
Drejtuar:
1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë.
2. Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
3. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
Duke u mbështetur në:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;
- Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili përcakton parimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
- Kompetencat e Dhomës së Avokatisë për mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe rolin e saj si zë i profesionit juridik;
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë KONSTATON:
1. Se Drejtoria Vendore e Kadastrës në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.
2. Se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.
3. Se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë:
1. Dënon publikisht në mënyrë të prerë keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.
2. Kërkon ndërhyrje urgjente të drejtuesve qendrorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për ndalimin e menjëhershëm të abuzimeve dhe rikthimin e transparencës.
3. Kërkon nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë nisjen e menjëhershme të hetimeve për çdo veprim të dyshuar penal të kryer nga zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës Vlorë.
4. Kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetimin e plotë të çdo shkeljeje që përbën korrupsion ose shpërdorim të detyrës në nivel të lartë drejtues.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë angazhohet për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe, në rast të mosveprimit të institucioneve përkatëse, të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ky reagim është një akt publik, një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e fortë për llogaridhënie, hetim penal dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
DHOMA VENDORE E AVOKATISË VLORË
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Shtator21:07
LAJMI I FUNDIT/ Aksident i frikshëm në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.
Një automjet tip “R...
AKTUALITET
15 Shtator20:18
Raporti spanjoll për mafien shqiptare: Si i kryejnë dhe ku i kryejnë operacionet e mëdha të kokainës në bashkëpunim me...
Një raport i ri nga Zyra e Prokurorit të Spanjës ka zbuluar disa nga shumë grupet mafioze që veprojnë në vend. Disa nga mafie...
AKTUALITET
15 Shtator18:43
Skandali i turpit/ Universitetet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në çerdhe hajdutësh
Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në kor...
AKTUALITET
15 Shtator18:20
"Mercedesi" përplas nga mbrapa "Opelin" në Cërrik, shoferi merr targat dhe largohet! Një fëmijë i plagosur
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Cërrik, pranë kryqëzimit të rrugëve Cërrik-Elbasan, ku i plago...
AKTUALITET
15 Shtator18:04
Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde
Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan të hënën për mungesën e tr...
AKTUALITET
15 Shtator18:00
Rrethimi i Pashalimanit/ Pas ‘resortit strategjik’ fshihen dyshime për konflikt interesi. “Pensionisti” italian gllabëron mbi 25 hektarë tokë nga ushtria
Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimani...
AKTUALITET
15 Shtator17:38
“Dy herë në ditë duhet të shtypja një pikë jeshile”/ Një tjetër zyrtare bashkie bie pre e mashtrimit: Si më futën në ‘lojë’ koleget
Mijëra qytetarë kanë rënë prej e mashtrimeve online XUEX dhe pjesë e këtij mashtrimi janë bërë shpesh edhe zyr...
AKTUALITET
15 Shtator17:27
Një zjarr përfshin zonën e mbrojtur të Butrintit. I qëllimshëm?
Një zjarr përfshiu pasditen e sotme zonën e quajtur Qafa e Butrintit në Sarandë. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbë...
AKTUALITET
15 Shtator17:28
Humbi 1000 dollarë në “piramidën online”, punonjësja e bashkisë Divjakë zbulon mashtrimin e platformës XUEX
Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë onli...
AKTUALITET
15 Shtator17:10
Masakra e Shkodrës/ Mustafa Lici nuk pranon të paraqitet polici: Nuk dal nga kulla jeme...
Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kr...