AKTUALITET

Dyshime të reja për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar, del dëshmia për një makinë të dytë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 17:53
Dyshime të reja për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar, del

Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një dëshmi e re hedh dyshime mbi dinamikën e aksidentit.Fillimisht u mendua se gjithçka ishte e qartë për mënyrën si i riu humbi jetën, por tani në skenë ka dalë një dëshmitar okular, i cili pretendon se në aksident mund të jetë përfshirë edhe një automjet i dytë që u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 13 qershor, në një rrugë rrethore, ku 21-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në motorin që drejtohej nga kushëriri i tij 26-vjeçar.

Sipas rindërtimit fillestar, dy të rinjtë ishin nisur nga semafori i Campagnola-s në drejtim të autostradës A4, kur u parakaluan nga një SUV Audi. Gjatë rikthimit në korsi, drejtuesi i makinës u kishte prerë lehtë rrugën.

Kjo solli reagimin e kushëririt, i cili e ofendoi drejtuesin e SUV-it dhe më pas e parakaloi nga e djathta. Në momentin kur mjeti dhe motori ishin paralel, 21-vjeçari goditi me këmbë pasqyrën e makinës, duke bërë që motori të humbiste ekuilibrin.

Si pasojë, ai ra në asfalt dhe mbeti pa ndjenja, ndërsa kushëriri u ngrit pa lëndime.

Megjithatë, prokurorja Giulia Angeleri ka ngritur dyshime për momentet e fundit para vdekjes së të riut. Deri tani, bazuar në dëshmitë e kushëririt dhe drejtuesit të SUV-it, në një zonë ku mungojnë kamerat e sigurisë, besohej se viktima kishte goditur kokën në asfalt.

Por një dëshmitar tjetër, që po udhëtonte pas tyre, pretendon se një makinë e dytë kaloi shumë pranë 21-vjeçarit ndërsa ai ishte i shtrirë në rrugë.

Për këtë arsye, prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë, për të verifikuar nëse automjeti tjetër mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij, qoftë edhe duke e prekur lehtë.

Autopsia pritet të kryhet në mënyrën më pak invazive të mundshme, për të lejuar edhe dhurimin e organeve të viktimës.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 18 Qershor17:20

Rama "kërcënon" influencerët!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar rreth rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për çështjet mjed...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?