AKTUALITET

Sinamati i arrestuar në Dubai dyshohet se porositi shpërthimin te shtëpia e gazetarit/ Ranucci: Nuk janë shumë njerëz që mund të kryejnë akte të tilla

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 18:59

Sinamati i arrestuar në Dubai dyshohet se porositi shpërthimin te

Altin Sinomati, shtetas shqiptar 38 vjeç, u arrestua në Abu Dhabi pasi kishte ikur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai konsiderohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i vrarë më 20 shtator 2020 në plazhin e mbushur me njerëz të Torvaianicës.

I njëjti person që vrau “Passerotto”-n kishte vrarë edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si “Diabolik”, një vit më parë. Plazhi ku ndodhi vrasja ndodhet vetëm 100 metra larg shtëpisë së gazetarit Sigfrido Ranucci, ndaj të cilit kishte një atentat më 16 tetor të këtij viti. Hetimet, të kryera nga karabinierët e njësisë hetimore të Romës, policia dhe SCO e Policisë së Shtetit, kanë nxjerrë një dosje kundër Sinomati.

Sinomati kishte dhënë urdhrin për vrasjen e Shehaj duke i paguar Raul Esteban Calderon-it shumën prej 150,000 eurosh për kryerjen e krimit.

Sinamati i arrestuar në Dubai dyshohet se porositi shpërthimin te

Për këtë vrasje, Raul Esteban Calderon u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutues, ndërsa Giuseppe Molisso u dënua për bashkëpunim në krim. Calderon është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Piscitellit. Sinomati është i akuzuar edhe në një tjetër proces penal, ku është konsideruar si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë të organizatës kriminale që operon në Romë, e drejtuar nga Giuseppe Molisso dhe Leandro Bennato. Kjo organizatë u çmontua në një operacion policor më 18 mars 2025.

Pas këtij operacioni dhe arrestimit të Calderon, Sinomati arriti t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u kap dhe u arrestua dhjetë ditë më parë. Një nga pistat e hetimit për atentatin ndaj gazetarit Ranucci lidhet me krimin e organizuar shqiptar në zonë, që është në qendër të hetimeve të emisionit “Report”.

Ky krim, lidhet me botën e tifozëve ultras dhe bossin Michele Senese, i përfshirë në luftërat midis klaneve për kontrollin e trafikut të drogës në Romë dhe në zonën bregdetare. Ranucci, në një intervistë për gazetën “Repubblica”, kishte kujtuar vrasjen e “Passerotto”-s dhe kishte reflektuar mbi mundësinë e porositësve të atentatit ndaj tij.

“Nuk janë shumë njerëz që mund të kryejnë veprime të këtilla”, kishte thënë gazetari, duke theksuar rolin e krimit të organizuar shqiptar në zonë, i lidhur me ish-narkomanin dhe ultrasin Fabrizio Piscitelli, i përfshirë në shumë hetime të “Report”./ La Repubblica

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë