AKTUALITET

"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?", DW interviston me Beatriçen dhe Kolën: Ja si u krijua kënga që na përfaqëson në Eurovision

r.ll Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 13:52
"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi
performanca ne eurovision

ZVICËR- Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës "Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.

Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e "Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh.

Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë. Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t'i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.

Ngjizja e "Shkodra Elektronike”

Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. "Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane "Turtulleshë” bëri që para se t'ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.

"Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve '90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan "Shkodra Elektronike”.

Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.

"Njerz't e mirë e njerz't pa emër, kërcejnë valle n'shpirt” – është një nga vargjet e "Zjerm”.

"Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.

"Emigrantë të viteve ‘90”

Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. "Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.

Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. "Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith'. Shkova për t'i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.

Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.

Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. "Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.

"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.

Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi "Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.

"Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.

Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë