AKTUALITET

E PLOTË- Shkatërrimi i “Klanit Farruku”, si u shua një nga grupet më të mirëstrukturuara shqiptare, PAMJET nga aksioni

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 12:30
E PLOTË- Shkatërrimi i “Klanit Farruku”, si u shua

SPANJË- Finalizohet operacioni për çmontimin e klanit Farruku. Operacioni, për të cilin u angazhuan 250 efektivë policie, ka arritur kulmin me çmontimin e një organizate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës në mbarë botën pas 21 kontrolleve që kanë sjellë arrestimin e 17 personave në provincat e Cádiz, Málaga, Madrid, Barcelonë dhe Toledo. 

Organizata e njohur ndërkombëtarisht si “Klani i Farrukut” drejtohej nga një grup i rrezikshëm shqiptarësh, kryesisht të vendosur në Spanjë, prej nga ku kishin kapacitet për të vepruar kudo në botë. Gjatë hetimit, organizatës i janë atribuar sekuestrime të shumta droge në vende të ndryshme të Europës, në total rreth 10 mijë kilogramë kokainë dhe 10 mijë kilogramë hashash.

Deri më tani janë sekuestruar 25 automjete dhe 22 pasuri të paluajtshme me një vlerë të përafërt mbi 4.200.000 euro.

Operacioni, i mbështetur edhe nga Europol, filloi në shtator 2021 kur agjentët zbuluan një grup njerëzish që po përgatiteshin të futnin një sasi të madhe kokaine të fshehur në një kontejner përmes Portit të Algeciras. Ky fakt u konfirmua në janar të vitit 2022, kur 2 ton kokainë u gjet e fshehur në një kontenier nga Guayaquil (Ekuador).

Që nga ai moment, hetuesit kanë kryer një punë të mundimshme për të identifikuar dhe lokalizuar anëtarët e organizatës, si dhe për të përcaktuar pozicionin e tyre në strukturën hierarkike, përfshirë drejtuesit e tyre. Në këtë proces, është zbuluar se organizata është përgjegjëse edhe për tentativa të tjera për futjen e kokainës në tregjet evropiane. Në këtë mënyrë, është bërë e mundur të lidhen me organizatën veprime të shumta që pasqyrojnë kapacitetin e madh që ajo kishte për të futur sasi të mëdha kokaine përmes porteve kryesore evropiane në dy vitet e fundit në Itali, Belgjikë, Greqi, Portugali, Holandë apo Spanja.

Banda gjithashtu kishte marrëveshje "kilogram-kile", marrëveshje ku dy organizata bien dakord të shkëmbejnë hashashin me kokainë, duke përfituar reciprokisht nga çmimi i ulët i çdo produkti në burim (hashashi në Evropë dhe kokaina në Amerikën e Jugut) dhe çmimin e lartë të shitjes në destinacion.

Klani Farruku- është një klan i përbërë kryesisht nga njerëz me origjinë shqiptare me lidhje familjare shumica prej tyre. Ata ishin vendosur prej disa vitesh në Spanjë, kryesisht në Madrid dhe në Costa del Sol, për të cilat ka të dhëna të shumta, përfshirë vrasje dhe aktakuza në vende të ndryshme evropiane. Ky është rasti i kreut të saj, Kreshnik Budlla, alias “Niko”, i cili ka disa kërkesa dhe aktualisht është në arrati nga drejtësia. Ky grup familjar, megjithatë kishte hierarki në drejtimin e organizatës. Ata merrnin pjesë personalisht në mbikëqyrjen e aktiviteteve më delikate, si nxjerrja e drogës nga kontejnerët detarë ose transportimi i tyre në vendet e sigurisë së organizatës.

Forca kryesore e organizatës ishte kapaciteti i madh logjistik që kishin për të kryer këto operacione në mbarë botën. PO ashtu, gjatë hetimeve, agjentët kanë konfirmuar takime mes drejtuesve kryesorë të Klanit dhe anëtarëve të rëndësishëm të mafies kalabreze. Megjithatë, këto aleanca nuk kanë raportuar gjithmonë rezultate pozitive. Kur dy ton kokainë u kapën në janar të vitit të kaluar në Algeciras, një anëtar i këtij klani shqiptar, Ergys Dashi, u vra të nesërmen nga dy persona të cilët e qëlluan teksa po darkonte në një restorant në Guayaquil. Sipas informacioneve të marra, kjo vrasje lidhet drejtpërdrejt me humbjen e drogës në portin e Algeciras, pasi Ergys Dashi vepronte si ndërmjetës mes Organizatave Kriminale Evropiane dhe bosëve të drogës në Amerikën Latine.

Përdorimi i identiteteve të rreme

Krerët e këtij Klani kishin pasaporta false të vendeve të ndryshme evropiane, veçanërisht italiane dhe greke. Një rast i veçantë ishte ai i drejtuesit të saj, Kreshnik Budilla, alias “Niko”, i cili është zbuluar me më shumë se dhjetë identitete të rreme. Në këtë mënyrë u bë shumë e vështirë koordinimi dhe bashkimi i akteve kriminale që forcat e ndryshme policore europiane i atribuonin kësaj organizate kriminale.

Po kështu, gjatë operacionit u siguruan fotografi në të cilat Kreshnik Budilla mbante uniforma të Gardës Civile kur udhëtonte me automjet brenda territorit spanjoll, duke shmangur kështu identifikimin dhe ndalimin e tij. Megjithatë agjentët vijojnë hetimet, tashmë duke bërë analizën ekonomike dhe pasurore të anëtarëve kryesorë të Organizatës, si dhe të kompanive të tyre, për të përcaktuar kryerjen e krimeve të tjera, përfshirë pastrimin e parave. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë