AKTUALITET

E vërteta e skandalit të bursave! Flet Valentina Lamaj, mësuesja që koordinoi projektin: Ja kush e urdhëroi

I.A Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 20:51
E vërteta e skandalit të bursave! Flet Valentina Lamaj, mësuesja
Valentina Lamaj

Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë. Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv.ministres, mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about US”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj.

Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20-vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit.

“Unë kam qenë çdo ditë në punë dhe nuk kisha procedim penal në asnjë moment. Janë zbuluar të dhënat e mia, Ministria e Arsimit duhet të flas. Kush na mbron ne? Duhet të më mbronin që në fillim. Ministria ka qenë në projekt hap pas hapi. Ministria na ka kontrolluar në vlerësime. A e dini që vetëm në një seancë zoom-i ka pasur 15 persona mbikëqyrës si kryhej ky proces?

Unë kam një detyrim para prindërve, para nxënësve. Duhet të dalin hapur e të na thonë si është e vërteta. Kemi qënë 68 koordinatorë dhe të gjithë prisnim mirënjohje, jemi lodhur aq shumë. Të gjithë nxënësit morën kohë nga matura shtetërore. Kush e mban koston e tyre? Kush e mban koston e këtij shqetësimi tim psikologjik?”, u shpreh Valentina Lamaj- mësuese.

Projekti i urdhëruar të niste që në shtator, është zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë gjatë një viti shkollor. Një punë jashtë orarit mësimor e pavlerë, pasi projekti rezultoi që ishte një gënjeshtër.

“Si mund të dyshonim unë dhe nxënësit kur mësuesit pas vlerësimit merrnin certifikatë nga ministrja me vulë? Projekti gjatë gjithë kohës ishte i mbikëqyrur. Drejtuesja e ZA së Durrësit ka hedhur shortin live në zoom. Janë komisione që janë ngritur. Këto janë raporte që vinin nga Ministria e Arsimit!”, tha Lamaj.

Identiteti i rremë i krijuar në emrin Klea Rama, si mbesa e kryeministrit ishte një presion i madh për realizimin e projektit  deklaron mësuesja Lamaj. Ndërkaq zbulon pamundësinë e komunikimit verbal me të.

“Komunikimi i vetëm i yni ka qenë nëpërmjet Whatsapp-it. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë zë. Edhe kur kam patur për ta telefonuar në Whatsapp, pasi numër nuk kemi patur, nuk është përgjigjur asnjëherë. Por gjithmonë unë e 68 koordinatorët në të gjithë Shqipërinë kemi punuar jashtë orarit mësimor, punë të papaguar.

Nga kjo punë kam kërkuar dorëheqjen por s’më është pranuar. Duke pasur atë pozicion emri të “mbrojtur” bëri që shumë e morën të mirëqenë dhe na thoshin “e dini kush është? Nga vjen ky projekt?! Pra një flluskë sapuni në fund”, u shpreh mësuesja.

“Let’s talk about US” filloi si një projekt informues për universitetet amerikane, tregon më tej mësuesja e anglishtes, por fazat u shtuan deri edhe në kryerjen e formatit të provimeve të maturës në platforma digjitale zoom për përzgjedhjen e maturantëve më të mirë,

“Nxënësit kanë konkurruar me projekte, kanë bërë një konkurs për ese më të mira, dhe më pas kanë bërë në zoom provime të maturës shtetërore që të zgjidhnin se në cilët nga universitetet do të studionin”, tha ajo.

Ky skandal duket se ende nuk ka prekur nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit, të cilët vazhdojnë të heshtin…

Top Channel

valentina lamaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë