AKTUALITET

Editorial nga Florjan Binaj

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2023, 22:13

Editorial nga Florjan Binaj

Këtë javë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, pamë dhe hapjen e fushatës së PS, ku kryeministri po i shkonte lëng nga goja për mish qingji e qofte ndërsa dishepujve dhe adhuruesve të tij po u shkonte goja lëng për të…
Asnjë gazetar i pavarur ose i paanshëm i pranishëm, fundja ç’na duhen ata? Të thonë të vërtetën? Të na bëjnë ndonjë kamera të fshehtë? Të na kapin ndonjë bisedë të dikujt që nuk vjen aty se do vetë, por sepse partia shtet e do aty të qeshur por të heshtur për garniturë…është njësoj si të pyesësh sallatën në një pjatë: Pse je si garniturë ti? As ajo nuk do ju ktheje përgjigje…
Lëre pastaj ajo pjesa kur kryeministri si bariu, thërret kopenë e kandidatëve dele të bashkive…Një tbrrrr ai dhe vraponin delet kush kërcen më lart, kush blegërinte më bukur, kush e adhuronte më shumë bariun…
Lëre pastaj sloganin: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, kurrë më mbrapa, d.m.th kurrë më me ju se po të kthehesh mbrapa po këta kanë qenë prej 10 vitesh, pra e zbërthyer e përkthyer del: Kurrë më me ne, por me ne. Është pa sens, lëre pastaj po të analizoj pjesën e dytë të sloganit: Vetëm përpara, mos kanë dashur të thonë: Vetëm për para?
Atë natë, shpalosën edhe këngën e fushatës, nëse mund ta quajmë këngë sepse ngjante më shumë si improvizim tallava kur ke pirë alkool frenash të përzierë me antifrizë, vaj hidrauliku dhe graso…
Ndoshta është provokim dhe po mat reagimet, por mediat pranë tij e pompuan si këngën elektorale 2023. Aq shumë e mburrën këtë këngë turbo-folko-tallava-orientale saqë ka llafe se Joe Biden i tha stafit të tij: merrni mër shembull! Madje disa nga servilat e qeverisë i propozuan KM që ta fusë në UNESCO këtë këngë…
Në fakt, kjo kënga e fushatës, nëse e kanë seriozisht, është pasqyrim i qeverisjes, një muzikë me cilësi të ulët fare, tekst banal dhe që nuk thotë asgjë të vërtetë…si vetë qeverisja.
Njeriu që para 2 dekadash vinte në krye të Bashkisë Tiranë me këngën e Dr. Florit, një prej artistëve më të mirë të asaj kohe, sot, që i shan mediat kazan, vjen me një këngë që as në kazanin e plehrave të muzikës nuk do e gjeje…
Njeriu që para 19 vitesh na dukej më europiani nga politikanët, tani ngjan më orientali e i është drejtuar muzikës orientale për të joshur turmat e verbra.
Po teksti?
“Ça po meno – hajde festo...”
Kush të festojë? Pensionistët që mezi shtyjnë muajin? Prindërit që mezi ia dalin çdo muaj, prindërit që i nisën fëmijët në emigrim? Të rinjtë e të rejat që lanë Shqipërinë? Këta të festojnë?
Kulmi i këngës nuk ishte ky, ishte pjesa kur thuhej: Ta hongsha zemrën!
Bravo, mbasi i hëngrët të gjithë hapësirat e gjelbra në mes pallateve, pasi i hëngrët të gjitha ndërtesat historike të Tiranës dhe Shqipërisë, pasi i hëngrët të gjithë lumenjtë për t’i bërë hidrocentrale, pasi i hëngrët të gjithë pyjet për t’i bërë dru për eksport, pasi e hëngrët të gjithë vijën bregdetare për investitorët strategjikë, pasi i hëngrët të gjithë pronat e pronarëve për t’ja falur investitorëve strategjikë ose miqve tuaj, pasi i hëngrët të gjitha hapësirat për kulla, pasi i hëngrët të gjitha kursimet e njerëzve me lloj-lloj taksash, gjobash, pasi i hëngrët të gjitha shpresat që ta bënit Shqipërinë si gjithë Europa, por po shpresoni që të bëhet e gjithë Europa si Shqipëria, tani keni edhe guximin të thoni, ta hongsha zemrën…Vetëm ajo ka mbetur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë