AKTUALITET

"Efektet e promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit!" Analiza: Turizmi në rritje, por pa orientim

M.B Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 07:28

"Efektet e promovimit që vijon t’i bëhet

TIRANA- Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit. Edhe pse kjo tendencë duhet të na gëzojë, ajo që po shihet me shqetësim është mungesa e orientimit që ka ky sektor për të maksimizuar përfitimin. Së pari, kjo lidhet me një ndarje të qartë të asaj që Shqipëria synon të ofrojë, të segmenteve të turizmit me kosto të ulët dhe atij luksoz, por edhe një ndërlidhjeje më të mirë me sektorët mbështetës, siç mund të jetë bujqësia. Rritja e interesit për kulinarinë dhe prodhimet autentike mund të jetë një avantazh që po e humbasim, për shkak të braktisjes së fshatit dhe tkurrjes së bujqësisë.

Agjencitë e huaja nuk kanë ngurruar të vijnë që në muajt e parë të vitit për të garantuar kapacitet të parapaguar akomodues për verën 2026, teksa ende nuk ka nisur sezoni i këtij viti.Një sinjal i tillë tregon qartë se Shqipëria po qëndron fort si një destinacion i preferuar në turizmin e organizuar, që është tregues i tërthortë edhe për tendencën e turizmit individual.

Një situatë si kjo duhet që në njërën anë të na gëzojë e në tjetrën të na nxitë drejt masave që duhet të merren për të maksimizuar përfitimin që mund të vijë nga ky sektor, por edhe të garantojë qëndrueshmëri në afatgjatë. Operatorët e tregut pohojnë se janë disa aspekte që duhet të mbahen parasysh për të orientuar këtë rritje të turizmit, ku luajnë rol të gjithë palët nga qeveria te pushteti vendor dhe grupet e interesit.

Këto kanë të bëjnë me një orientim të qartë të asaj që mund tëofrojë Shqipëria si destinacion, duke kombinuar turizmin masiv dhe atë luksoz, investime në infrastrukturë në shërbim të sektorit, si dhe politika subvencionuese për sektorët mbështetës që i japin avantazh siç mund të jetë bujqësia.

Shqipëria, destinacion i lirë apo destinacion luksi?

Promovimi i Shqipërisë si një destinacion i lirë, në disa raste ka sjellë turistë të kënaqur me shërbimin dhe pritshmërinë që kishin, e në të tjera, turistë që e kanë cilësuar këtë si një “mashtrim”. Në fakt, Shqipëria sot mbetet një nga destinacionet më ekonomike në raportin e çmimit dhe asaj që ofron, por kjo nëse e marrim të mesatarizuar.

Nëse e shohim me rajone, sigurisht që ky raport ndryshon. Përfaqësues të qeverisë e kanë përmendur jo pak se Shqipëria do të kthehet në një destinacion për turizmin e luksit, por deri më tani ky segment është i papërfillshëm dhe rruga, ende e pashtruar.

Operatorët e tregut në hoteleri por edhe agjenci që sjellin turistë të huaj shprehen se ka vend për zhvillimin paralel të dy këtyre segmenteve, por në secilin rast ka nevojë për vizion. Lidhur me çmimet konkurruese në turizmin masiv, Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, pohon se struktura akomoduese duhet të zhvillojnë më shumë paketat që ofrojnë për turistët.

“Mungesa e shërbimeve ‘Full Board’ (FB) ose ‘Half Board’ (HB) në shumë hotele shqiptare rrit artificialisht kostot për turistët. Nëse një hotel ofron vetëm mëngjes (Bed & Breakfast – BB) ose asnjë vakt, atëherë turistët janë të detyruar të konsumojnë ushqime ‘à la carte’ në restorante, ku çmimet mund të jenë më të larta se ato të një pakete të përfshirë në çmimin e hotelit”, shprehet z. Topuzi.

Sipas tij, në vendet fqinje si Greqia, Turqia apo Mali i Zi, shumica e resorteve dhe hoteleve ofrojnë “All-Inclusive”, “Full Board” ose “Half Board”, duke lejuar turistët të planifikojnë më mirë shpenzimet dhe të kenë një përvojë më të rehatshme.

“Në Shqipëri, shumë hotele (veçanërisht ato të vogla dhe të mesme) nuk e kanë këtë mundësi, duke i lënë turistët të detyruar të konsumojnë jashtë çdo vakt, shpesh me çmime jo të qarta ose me luhatje sezonale”, pohon ai.

Por zhvillimi i mëtejshëm i turizmit masiv nëpërmjet përmirësimeve nuk e përjashton zhvillimin e turizmit të luksit, por ai nënvizon se duhet të mësojmë nga gabimet e fqinjëve dhe të kemi vizion për zhvillimin e modeleve të përshtatshme sipas tendencave që po vihen re në tregje.

Turizmi në rritje, por ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe nga sektori privat

Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se nuk kufizohet më vetëm me atë të rërës dhe detit. Turizmi kulturor dhe së fundmi ai i konferencave po tregojnë se mikpritja gjithëvjetore është e mundur, por ka nevojë për investime të mirëmenduara, si nga sektori privat, ashtu edhe ai publik.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se turizmi i konferencave ka marrë një nxitje të dukshme nga promovimi që i është bërë vendit, por ne ende nuk ofrojmë kapacitete të mëdha siç e kërkon ky treg.

Jemi në kushtet kur kërkesa është më e lartë se oferta. Nga ana tjetër, lidhur me rolin e qeverisë, ai vlerëson se duhet të gjendet zgjidhje për infrastrukturën në ato zona ku piku i sezonit sjell ngërçe të mëdha.

“Një rritje e fluksit të turistëve do të thotë ngarkesë më e madhe në rrugë, më shume mjete dhe institucionet duhet të investojnë në drejtim të lehtësimit të këtij fluksi. Janë disa rrugë që kanë një ngarkesë shumë të madhe, ku turistët si individualë dhe të organizuar humbasin me orë të tëra. Dikur ishte aksi Thumanë-Kashar, një ndër ta, që tani është e zgjidhur, por më problematikja mbetet autostrada Tiranë-Durrës.

Kësaj rruge në verë, përveç fluksit normal që është jo i vogël, i shtohen edhe të gjithë mjetet që i drejtohen Jugut. Për ne që kemi turistë të organizuar, të kalosh 2-3 orë në trafik për t’i çuar në Golem nuk është pozitive. Rrugët dytësore në Golem gjithashtu mbeten problematike”, – shprehet z. Kasa.

Kontributi që turizmi ka në ekonomi, sipas tij, e justifikon investimin në ato akse që janë problematikë.

A bëhet kulinari dhe agroturizëm me produkte importi? Subvencionet si nxitje

Një nga aspektet që turistët kanë vlerësuar më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri ka qenë përvoja autentike dhe kulinaria. Duket se në vijim të kësaj, edhe agjencitë e huaja kanë rritur interesin për këto ture.

“Operatorët turistikë, si pjesë e vlerësimeve që kanë nga turistët, kanë shtuar kërkesën për ture kulinarie, për agroturizëm, turizmin e aventurës dhe për fatin tonë të mirë, ne i kemi të gjitha këto. Sa i takon destinacionit, ka një rritje të jashtëzakonshme për Alpet, por edhe për turizmin e eksperiencës, që lidhet kryesisht me qytetet dhe jetën që ofrojnë ato.

Flas këtu për Tiranën, që është një nga më të preferuarat ku nënvizohet jeta e gjallë që ofron dhe kulinaria në qytet, por edhe në zonat periferike të saj”, – shprehet z. Kasa.

Por teksa kulinaria dhe autenticiteti po kthehen në pikat tona të forta, zhvillimet e brendshme po rrezikojnë që të humbasim këto avantazhe. Largimi i njerëzve nga fshati po “kërcënon” potencialin e Shqipërisë rurale turistike, ndërsa vetë bujqësia ka qenë në tkurrje. Pikërisht në një situatë si kjo, shihet si zgjidhje për të rritur përfitimin nga zinxhiri i vlerës mbështetja nëpërmjet subvencioneve nga qeveria.

“Bujqësia ka nevojë për politika subvencionuese për të përballuar konkurrencën rajonale, por dhe largimin e banorëve nga zonat rurale. Duhet hequr dorë nga modeli i deritanishëm ku faktikisht subvencioni nuk kalon direkt te konsumatori. Duhet nxitur përdorimi i produkteve bujqësore apo pijeve lokale. E ka legjislacioni për klasifikimin e hoteleve me yje, por ka mbetur pa u zbatuar. Nuk mund të flasim për agroturizëm me produkte importi. Duhen ndërhyrje ligjore, pa qenë vonë. Qeveria ka në dorë gjithë instrumentet për ta bërë këtë” shprehet z. Topuzi./ Monitor

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë