Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizohet në sektorin e ndërtimit, sidomos në banesa edhe pse popullsia e vendit është pakësuar ndjeshëm nga emigracioni i lartë.
Të dhënat nga cens 2023 treguan se 33% e banesave në të gjithë vendin ishin bosh, por sektori i ndërtimit dhe sidomos banesave morën 73,5% të investimeve të brendshme gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, pesha e investimeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 5.7 pikë ndërmjet 2018-2023.
INSTAT publikoi treguesin e formimit bruto të kapitalit fiks, i cili jep të dhëna për investimet e brendshme materiale dhe jo materiale në ekonominë e vendit. Ky tregues është pjesë e shpenzimeve të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet, në vend që të konsumohet.
Të dhënat historike tregojnë se fitimet që vijnë nga rritja e PBB-së në pjesën dërrmuese të tyre shkojnë në ndërtim. Psh në vitin 1996-n, që është pari që INSTAT e raporton këtë të dhënë, ndryshimi, për një vend që është mbushur kudo me beton, është fare i vogël. Në 1996-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 79.7%, ndërsa në vitin 2023 është 73.5%.
Shqipëria doli nga tranzicioni me një popullsi të re në moshë, me plot burime natyrore. Nëse investimet do të kanalizoheshin tek njerëzit dhe tek rritja e vlerës së burimeve Shqipëria do të kishte arritur standardet e BE.
P.sh. Estonia, e cila ishte nën pushtimin rus deri në vitin 1991, këto 30 vite zhvilloi një sistem arsimor dhe investoi në burimet njerëzore, çka e bënë atë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë bazuar në teknologji dhe në novacion. Estonia ndërtoi një nga sistemet arsimore më të mira në rang global dhe është më e digjitalizuara në Europë.
Nisur nga lejet e dhëna për kulla të larta më herët këtë vit dhe projektet e qeverisë për investime kapitale, sektori i ndërtimit do të jetë sërish dominues në tërheqjen e investimeve të brendshme.
Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.
Teksa kanalizoi në ndërtim rreth 70% të fitimeve në tre dekadat e fundit vendi ynë ka mbetur shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe në Europë.
Në Europë dhe në rajon, fitimet që gjeneron ekonomia shkojnë për inovacion dhe në teknologji, pasi këto sektorë gjenerojnë kthim të qëndrueshëm në afat të gjatë dhe me vlerë të lartë.
Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Eurostat. Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.
Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%. Vendi i dytë pas Shqipërisë ishte Rumania, me 17.9%, e ndjekur nga Suedia, me 15.7%./MONITOR
banka e shqiperise TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme Strategjin&...
Foto ilustruese VLORË- Të paktën 5 mijë shtëpi dhe njësi që ndodhen përgjatë bregdetit të Vlorës nga...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
foto ilustruese TIRANË- Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për ...
TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Bërxullës Ymer Marku është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpërdori...
ZVICËR- Një tjetër operacion në kufirin itali-zviceran është finalizuar me dy arrestime dhe sekuestrimin e sasive të d...
TIRANË- Reshje të dendura dhe intensive priten gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të Shqipërisë. Gjith...
municione KOSOVA- Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një...
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në Petovë. Mësohet se një motor është përplasur me një makin...
14-vjecari TIRANË- Ngjarja tragjike mesditën e 18 nëntorin, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një she...