AKTUALITET

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

r.ll Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 15:37
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen
fatmir mediu

TIRANË- Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës.

Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën të përfundojnë leximin e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe seanca u shty për më datë 18 shtator, në orën 09:00.

Për shumicën e pyetjeve, ekspertët u shprehën se nuk kishin lidhje me objektin e aktit të ekspertimit të hartuar prej tyre. Në disa raste u përgjigjën se në aktet ligjore dhe nënligjore nuk kishte asnjë pikë ku të përcaktohet e drejta e ministrit për të përcaktuar blerësin e municioneve.

Mediu dhe mbrojtësit e tij, kërkuan që të debatoheshin përgjigjet një e nga një, por gjykata vendosi të lexohen të gjitha dhe në seancat pasardhëse të parashtrohen komentet dhe qëndrimet.

Gjatë leximit të pyetjeve dhe përgjigjeve nga ana e ekspertëve, avokati Ardian Visha i ironizoi ekspertët duke thënë se ata nuk dinë as të lexojnë, por gjykata i tërhoqi vëmendje dhe e paralajmëroi se nëse vijonte, do të urdhëronin të linte sallën. Në vijim, edhe ekspertët vetë kërkuan më shumë dritë për të lexuar më mirë dhe pranuan se kishin vështirësi që vinte si pasojë e dobësimit të shikimit nga mosha.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, prej aktit të ekspertimit financiar të hartuar në funksion të hetimit të mëparshëm, evidentohen dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e ish-ministrit Mediu, pretendim që është kundërshtruar nga ky i fundit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./Reporter.al

fatmir mediu tragjedia e gerdecit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë