AKTUALITET

Eksperti i ekonomisë: Qeveria po fal borxhet e bizneseve të mëdha, ndërsa penalizon të vegjlit

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 09:43

Eksperti i ekonomisë: Qeveria po fal borxhet e bizneseve të

Qeveria ka rikthyer nismën e debatueshme të “paqes fiskale”, e cila përmes faljes së borxheve të vjetra dhe rishikimit të pasqyrave financiare të kompanive të mëdha, ngjan më shumë me një amnisti të radhës sesa me reformë fiskale. Në praktikë, përfituesit kryesorë janë bizneset e mëdha që prej vitesh mbartin detyrimet më të mëdha ndaj shtetit, shumë prej të cilave janë krijuar para vitit 2014 dhe sot janë bërë të pambledhshme.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Klodian Muço, ekspert ekonomie, u shpreh se nisma e qeverisë për “paqen fiskale” është një proces i radhës i faljes së detyrimeve, i cili favorizon hapur bizneset e mëdha që prej vitesh mbajnë borxhe të papaguara ndaj administratës tatimore. Ai theksoi se rreth 63–64% e këtyre detyrimeve janë krijuar para vitit 2014, kryesisht nga kompani që sot kanë shpallur falimentin, ndërsa bizneset e vogla, ndryshe nga të mëdhatë, penalizohen brenda pak muajsh për çdo detyrim të papaguar.

Muço shpjegoi se kjo “paqe fiskale” përbëhet nga dy faza: falja e detyrimeve të prapambetura mbi 10 vjet dhe rishikimi i pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit vetëm për kompanitë me xhiro të lartë dy mekanizma që, sipas tij, mund të përdoren për të legalizuar eluzionin apo edhe evazionin fiskal. Ai nënvizoi se nisma krijon konkurrencë të padrejtë ndaj bizneseve korrekte dhe se fakti që rikthehet në prag zgjedhjesh e bën edhe më të dyshimtë synimin real të qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Koha ka treguar që detyrimet më të mëdha ndaj administratës tatimore përgjithësisht i kanë bizneset e mëdha. Bizneset e mëdha janë ato që ndër vite kanë treguar se mund të mbajnë detyrime të papaguara dhe shteti apo administrata përgjegjëse të mos marrë masa, ose të jetë e pafuqishme në disa raste për të bllokuar aktivitetin e tyre.

Nëse një biznes i vogël ka një detyrim tatimor, kam përshtypjen që, brenda një periudhe prej tre muajsh, institucionet përgjegjëse mund të të bllokojnë llogaritë apo aktivitetin. Ndërsa te bizneset e mëdha, tendenca është që të vazhdohet kështu për një kohë të gjatë, derisa të gjenerohen vlera relativisht marramendëse si detyrime. Në fakt janë 202.000 biznese, por po të kemi parasysh t’i ndajmë “në kokë” këto detyrime, deri në vitin 2014 rreth 63% apo 64% janë gjeneruar deri në atë vit, dhe nga 2014-ta në vijim ka mbetur pjesa tjetër. Pra, kryesisht janë detyrime të prapambetura afatgjata, të gjeneruara nga biznese shumë të mëdha, të cilat sot, jo ndoshta, por pjesa dërrmuese, për të mos thënë 100% e tyre, kanë shpallur tashmë falimentin.

Të diskutojmë pak më me detaje. Ndër vite është treguar që sa herë që ka zgjedhje, tendenca është të kemi këto amnisti të ndryshme, të cilave u japim emra të ndryshëm, por përgjithësisht kanë qenë amnisti për të qenë korrekt. Kemi pasur në 2009-ën, kemi pasur në 2011-ën, e kemi pasur në 2014-ën, e kemi pasur në 2019-ën në mos gaboj, ose në 2020-ën, pra para zgjedhjeve ose gjatë tyre, dhe më e fundit ka qenë ajo e vitit 2025, “paqja fiskale”.

Paqja fiskale në vetvete ndahet në dy aspekte. Së pari, procesi i faljes së detyrimeve të prapambetura, që për të qenë sërish korrekt duhet thënë se edhe bankat e nivelit të dytë, në momente të caktuara kur kanë detyrime afatgjata të pamundura për t’u mbledhur sidomos këto që kanë kaluar mbi 10 vjet çfarë bëjnë? Për të lehtësuar bilancet e tyre, i fusin në fshirje.

A është e drejtë kjo gjë? Jo, sepse në një farë mënyre tregon një konkurrencë të padrejtë. Ata që detyrohen ose atyre që u jepet mundësia të paguajnë vetëm 5% për periudhën nga 2014-ta në vijim, përfitojnë. Por kjo po ndodh. Paqja fiskale ndahet në dy pjesë: faza e dytë është rishikimi i pasqyrave financiare për pesë vitet e kaluara, dhe kjo faktikisht krijon probleme.

Kjo krijon probleme sepse frika është që rishikimi i bilanceve do të bëhet për kompanitë që kanë mbi 18 milionë lekë xhiro, kompani që teorikisht nuk duhet të kenë probleme me drejtësinë. Por përtej këtij aspekti, ideja është që këto rishikime të bilanceve do të bëhen për arsye të eluzionit fiskal ose për arsye të evazionit fiskal. Tani, çfarë është eluzioni? Është përfitimi i hapësirave ligjore që të lejon ligji për të mos paguar taksa. Evazioni fiskal është veprimi i atyre që qëllimisht fshehin taksat. Ideja është që po u jepet mundësia bizneseve të rishikojnë pesë vitet e pasqyrave financiare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë