AKTUALITET

"Eksport që s'duhet të kishte ndodhur"/ Puckett për rikthimim e mbetjeve toksike në Shqipëri: Fikën radarët e gjurmimit satelitorë, na lindi dyshimi!

n.f Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 22:20
"Eksport që s'duhet të kishte ndodhur"/ Puckett
Puckett

TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett ka folur së fundmi në lidhje me rikthimin e mbetjeve industriale të rrezikshme në portin e Durrësit. Mbetjet pritët të mbërrijnë në vendin tonë nesër pas disa muajsh lundrim në det pas refuzimit të Tajlandës për të marrë tonelata mbetjesh të rrezikshme të cilat shkaktojnë kancer. Në një intervistë për Edicionin e "Ora 19" në SYRI TV, Puckett shpjegoi situatën e ndërlikuar që lidhet me dërgesat e mbetjeve drejt Shqipërisë.

Gjate intervistës ai theksoi se ishin shfaqur probleme të pazakonta gjatë rrugës teksa vuri theksoin se nuk kishte ndodhur kurrë që të fiken radarët e gjurmimit satelitor. Ky veprim bënte që anija të mos lokalizohej në Oqeanin Indian. Ai shtoi se kontaktuan linjën e anijeve MSC dhe MARSK dhe u siguruan që gjurmuesit të ndizeshin dhe që ngarkesa e mbetjeve të kthehej përsëri në vendin e origjinës në Durrës për të kuptuar se cilët ishin përgjegjës për këtë eksport që s’duhet të kishte ndodhur.

Puckett më tej u shpreh se kalimi i dërgesave përmes vendeve si Portugalia dhe Turqia ngrinte dyshime të forta për transparencën dhe ligjshmërinë e këtij eksporti. Ai theksoi se ishte e nevojshme që qeveria shqiptare të ofronte informacion të qartë për publikun dhe të merrte mostrave nga dërgesat në mënyrë që të vlerësonte përmbajtjen e tyre. Puckett shprehu shqetësimin se, pa një hetim të plotë dhe të pavarur, nuk ishte e mundur të kuptohej se çfarë materialesh po transportoheshin dhe se si ato mund të ndikojnë në mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo situatë kërkon një angazhim të menjëhershëm për të garantuar transparencën dhe sigurinë për qytetarët shqiptarë.

Modratorja: Çfarë ka ndodhur gjatë rrugës, sepse më pas do t’ju pyes edhe për komunikimet që ju jeni përpjekur të keni, të paktën, dhe letrat që i keni dërguar qeverisë shqiptare. Por a ka pasur dyshime, le të themi, të dyshimta në itinerarin drejt Shqipërisë? Ju jeni një ekspert, kuptoni çdo detaj në momentin kur ka diçka që nuk shkon.

Puckett: Në fakt, gjërat ishin disi të çuditshme, sepse anijet që mbanin fillimisht këto mbetje ishin dy anije dhe ato i fikën transmetuesit dhe gjurmuesit satelitorë, kështu që ishte e pamundur të lokalizoheshin në Oqeanin Indian. Kjo ishte tërësisht e pazakontë, kjo nuk ndodh zakonisht asnjëherë, prandaj na lindi dyshimi se çfarë po ndodhte. Kontaktuam linjën e anijeve MSC dhe MARSK dhe u siguruam që gjurmuesit do të ndizeshin dhe që ngarkesa e mbetjeve të kthehej përsëri në vendin e origjinës në Durrës për të kuptuar se cilët ishin përgjegjës për këtë eksport që s’duhet të kishte ndodhur.

Moderatorja: Po gjatë rrugës së kthimit, ka pasur diçka të dyshimtë, të çuditshme të cilën ju e keni vënë re? Nuk e di lidhur me destinacionet që përdoren zakonisht, lidhur me portet e caktuara, një qëndrim më gjatë në port, një ndryshim të anijeve, apo nuk e di. Ka diçka që vlen të ndalemi?

Puckett: Në fakt, ishte e pazakontë edhe kthimi, pasi dërgesa kaloi në Portugali, në Spanjë, në Turqi. Nuk e dimë përse kaloi në Turqi gjatë rrugës në Mesdhe. Ndonjëherë ndodh edhe kështu me dërgesat, por në fakt ne nuk e dimë nëse këto janë mbetje me të cilat mund të ketë pasur ndonjë ndikim dhe duam që të shmangim çfarëdo lloj problematike dhe të sigurojmë transparencën.

Duhet që qeveria t’i hapë ato në sy të publikut dhe të marrë kampionet në sy të publikut, në mënyrë që të merren kampionë dhe mostra të ndryshme nga kontejnerë të ndryshëm. Unë do t’i kërkoj ministrisë së Mjedisit të marrë mostrën që kërkojmë, por këto i duhen dhënë edhe autoriteteve të pavarura në mënyrë që analizat që dalin të tregojnë se është e njëjta mbetje dhe të mund të gjëjmë informacionin e duhur dhe të kuptojmë se çfarë përmbajnë këto materiale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë