AKTUALITET

Ekzekutimi i gjyqtarit, Vangjeli: Akt terrorist, edhe Rama mban përgjegjësi! Drejtësia peng i pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 21:56

Ekzekutimi i gjyqtarit, Vangjeli: Akt terrorist, edhe Rama mban

Gazetari Lorend Vangjeli shprehet se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt që trondit jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e shtetit. Sipas Vangjelit, ngjarja nuk është një episod i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të deformuar, ku drejtësia është kthyer në peng të interesave politike dhe mungesës totale të funksionimit institucional.

Ai thekson për Syri TV se armën që vrau gjyqtarin e kanë shkrepur shumë duar jo vetëm autori, por edhe ata që për vite me radhë kanë goditur gjykatat, i kanë politizuar, dhe i kanë braktisur qytetarët përballë padrejtësisë.

Pjesë nga deklarata:

Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt terrorist. Vrasja e një gjyqtari në detyrë, dhe aq më tepër në një moment dhënie vendimi, është shkallmimi i gjithçkaje një gjyqtar që duhet të ishte simboli i së drejtës, të pëlqen apo jo vendimi i tij.

Duke thënë vetëm këtë, kemi bërë fotografinë e situatës. Skaneri i saj shkon më thellë dhe unë guxoj të them se atë armë e kanë shkrepur shumë duar aktorë e faktorë madje në një kuptim ishte dhe vetëvrasje. Që do të thotë: duke filluar nga përplasjet e pushtetit politik kur them pushtet politik kam parasysh si PS, ashtu edhe PD të cilat mendojnë se kanë epërsi mbi gjykatat. Duke filluar me keqkuptimin e pafund që ka ekzekutivi, Rama që është gjykatës mbi gjykatës.

Ndërkohë, edhe në çështjet ku shteti është përballë individit, ai është thjesht palë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, kur nuk i pëlqen një vendim që duket i padrejtë dhe i palogjikshëm, është të bëjë një ankim një shkallë më lart.

KLGJ dhe KLP reagojnë ndaj Ramës dhe reagojnë sikur nuk e marrin seriozisht atë; kur dëgjojnë Berishën, thonë është normalitet. Reagojnë me një gjuhë pafuqie, me një gjuhë që herë pas here duket sikur thonë: “Mos na e merr për ters që duhet të reagojmë”, se kush e di çfarë thonë, si për KLGJ, ashtu edhe për KLP, që ngjajnë si zgjatime të një pushteti tjetër.

Pse vetëvrasje? Nuk e kam thjesht për individin. Në një proces pronash, gjithmonë pala që humb është e bindur se janë bërë manipulime dhe se gjyqtari është i blerë. Por, sa më shumë të vonohet qoftë edhe e drejta aq më tepër ajo nuk është më drejtësi.

Stoku i dosjeve është i frikshëm dhe pasqyron frustrimin e shoqërisë, e cila, nga çdo anë që kthen kokën, nuk gjen drejtësi, nuk sheh garanci në karrierë. Ndërton sot dhe sheh që 10 komshinjtë e tu kanë ndërtuar si ty. E gjithë kjo është pjesë e një kaosi që, nëse vendos gishtin tek drejtësia, duket se aty çalon më shumë se kudo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë