AKTUALITET

"Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët plasteline!" Sulmi kibernetik/ Gazetari: SPAK hakerohet me një klik dhe bën heroin me vonesë

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 18:57

TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet çështje së hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK. Vezaj ironizon situatën duke thënë se email-i i Dumanit që nuk u hakerua dot ishte prej titani, ndërsa adresate e të tjerët prej plasteline. Ai shton se SPAK hakerohet me një klik dhe bën heroin me vonesë. 

Sipas tij, SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Ai thotë se tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Gazetari thotë se ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun.

"Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.

Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar", shkruan ai.

Postimi:

Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline! SPAK-u që “hakerohet” me një klik dhe pastaj bën heroin me vonesë.

Më 12 mars 2025, dikush shpërndau në WhatsApp disa materiale të siguruara nga email-at e disa prokurorëve të SPAK-ut. Jo nga sistemi i brendshëm i IT-së – jo, jo – vetëm nga email-at. Dhe SPAK, për një muaj të tërë, s’tha asnjë fjalë. Heshtje totale. Si një institucion që, sapo i del boja, merr frymë thellë, pret të kalojë vala dhe bën sikur nuk ndodhi asgjë.

Por kur më në fund foli – më 4 prill – e bëri me stil: “Sistemi nuk është prekur, vetëm email-at janë sulmuar.” A thua email-at nuk janë pjesë e sistemit! A thua dosjet nuk qarkullojnë përmes tyre! Dhe akoma më qesharake: kanë tentuar të hyjnë në email-in e Altin Dumanit, por “pa sukses”. Çudi e madhe! Email-at e të tjerëve bien si domate të kalbura, por ai i Dumanit qenka prej titani. Mbrojtje presidenciale.

Ndërkohë, informacione të ndjeshme – që dyshohet se lidhen me hetime për Gjiknurin, dosjen e Ahmetajt, persona që kanë depozituar në Kushtetuese sepse u janë ekspozuar të dhënat personale – kanë dalë në qarkullim. Pyetje: kush i ka shpërndarë? Kush i ka kopjuar? Kush i ka porositur?

Çfarë bën SPAK? Kap dy individë: një që ka bërë phishing (thuhet), dhe një tjetër që i ka shpërndarë. Dhe me kaq mbyllet rrethi. Vetëm kaq? Dy djem me laptop dhe papritur kemi “grup të strukturuar kriminal”? Po financuesit? Urdhërdhënësit? Përfituesit e materialeve?

Kjo ngjan më shumë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve. Një sistem që po i nxjerr sytë vetes. Prokurorët ndahen në një skemë klasike ballkanike: i nënës dhe i njerkës. Njëri mbrohet me bunker emailash, të tjerët klikojnë një link dhe lënë institucionin pa mbathje.

Ironia më e madhe? Në vend që SPAK të hetojë burimin real të rrjedhjes, firmos urdhra për gazetarët. Sepse, sigurisht, problemi nuk është rrjedhja e informacionit, por fakti që publiku mori vesh. Sot, gazetari duhet të njoftojë prokurorin para se të publikojë. Kemi hyrë në kohën kur censura quhet “koordinim”.

Të gjithë e dimë që nuk është hera e parë:
• Të dhënat e gjendjes civile – 2008
• Targat, patentat, pagat, patronazhistët, TIMS-i
• Hakerat iranianë që u bënë më të informuar se SHISH-i
• Dhe gjithmonë: askush nuk mbahet përgjegjës

Për çdo skandal, gjithmonë e njëjta skemë: një komunikatë, një konferencë, një arrest me zhurmë dhe pastaj – heshtje. Kush u dënua për patronazhistët? Kush për sulmet ndaj TIMS-it? Pse viktima është gjithmonë gazetaria dhe ata që publikojnë, por kurrë ata që nxjerrin informacionin?

Sistemet tona janë më të shpuara se kulmi i Teatrit Kombëtar para prishjes.
E megjithatë, sa herë ka rrjedhje, del një deklaratë. Arrestohen dy veta me të njëjtin stil si në kronikat e vjetra të policisë: “autori ishte pa precedentë dhe bashkëpunoi me drejtësinë”. Dosja mbyllet me justifikimin “nuk u preka sistemi”.
Po si nuk u lodhët duke na trajtuar si budallenj?

Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.

Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar.

Pastaj, pse ju desh SPAK-ut një muaj për të reaguar? Pse reagimi vjen vetëm pasi informacionet janë bërë publike? Pse dosja mbahet në hetim nga prokurori që ka dosjen dhe nuk i kalon një prokurorie tjetër, siç është praktikë normale në çdo sistem të drejtësisë moderne për shkak të konfliktit të interesit!? Sepse problemi nuk është hakeri. Problemi është frika nga transparenca.

SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Dhe ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve… të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun!

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë