
Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar. Një vit më parë ishin dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
Të dhënat nga lejet e qëndrimit tregojnë se për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
Në 2023-2024 janë dhënë gjithsej 154 mijë leke qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 1 milionë shtetas shqiptarë.
Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë më pak 2.4 milionë persona.
Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2024 ishin rreth 743 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.

Lejet e qëndrimit në Europë
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024 u dhanë 3.5 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në BE për shtetas jo-BE, një rënie prej 8.3% (-315,700) krahasuar me vitin 2023, viti me numrin më të lartë të regjistruar deri më sot.
Punësimi ishte arsyeja kryesore për lëshimin e lejeve të qëndrimit në vitin 2024, duke zënë 31.9% (1.1 milion) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara, me rënie 12.2% në krahasim me vitin 2023.
Arsyet familjare përbënin 27.1% (950 600) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rënie prej 6.5% (-65 800) krahasuar me vitin 2023. Arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pak më shumë se një të katërtën e pjesës (25.3%; 886 300), me një rënie prej 10.0% (-98 900). Arsyet e arsimit përbënin 15.7% (549 400) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen e vetme të përgjithshme prej 0.8% (+4 500).
Në vitin 2024, numri më i lartë i lejeve të para të qëndrimit iu lëshua qytetarëve të Ukrainës (295 600), e ndjekur nga India (192 400) dhe Maroku (188 400). Shqipëria ishte në vendin e 11 për nga numri i lejeve të lëshuara për herë të parë nga vendet e BE vitin e kaluar./MONITOR
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Shtator12:48
Atentati me 2 viktima dhe 2 të plagosur/ Policia rindërton ngjarjen nga kamerat e sigurisë, dëshmia e Mustafa Licit
Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar të masakrës së Sh...
AKTUALITET
12 Shtator12:41
Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë seancën hapëse
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e d...
AKTUALITET
12 Shtator12:37
I arratisen policisë pas vjedhjes së automjetit, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Vdes 18-vjeçari
Së pari, vjedhja e një makine, një Audi, e ndjekur nga një ndjekje me një makinë policie dhe së fundmi përplasja me nj&e...
AKTUALITET
12 Shtator12:27
Berat/ Serat me kanabis, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të pandehur
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen me 17 të pandehur për serat me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.
Gjat&eum...
AKTUALITET
12 Shtator12:14
Sherr me grushte mes policisë dhe tregtarëve pranë shkollës "Betim Muça" në Kombinat
Në zonën e Kombinatit, pranë shkollës Betim Muça, ka ndodhur një konflikt i ashpër mes policisë dhe tregtarëve ...
AKTUALITET
12 Shtator12:07
Bashkia e Durrësit bën sehir/ Banorët detyrohen t’i pastrojnë vetë shtëpitë e përmbytura
Një ditë pas përmbytjeve që bënë kërdinë në qytetin bregdetar të Durrësit, banorët të neglizhua...
AKTUALITET
12 Shtator11:36
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burgim për dy akuza të rënda është lokalizuar dh...
AKTUALITET
12 Shtator10:36
Berishës i hiqet fjala, deputetët e PD bllokojnë foltoren, garda në sallë
Përplasjet nuk kanë munguar as ditën e sotme në Kuvend. Kjo për shkak se kreu i PD-së ka tentuar që të marrë fjal...
AKTUALITET
12 Shtator09:52
Sot përvjetori i 27-të i ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, Berisha dhe deputetët e PD mbajnë homazhe
Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit &r...
AKTUALITET
12 Shtator09:45
Parandalohet krimi në Tiranë/ Babai dhunonte gruan dhe vajzën e vogël, mbante kallashnikov
Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brenda një familjeje në kryeqytet. Si rezultat i veprimeve të shpejta operac...