
Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste. Raportohet se nga operacioni i Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në polici dhe Prokuroria e Beratit, u arrestuan tre persona.
Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se autoritetet Kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin Mariglen Qorri, sasi kjo që pas analizave rezulton me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Ne lidhje me këtë sasi rezulton se shtetasi Mariglen Qorri ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe këtë faturë e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat duke u munduar të shmangë kështu përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.
Nga veprimet hetimore rezulton se kjo sasi domatesh e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi Mariglen Qorri. Gjithashtu nga veprimet hetimore rezulton se inspektoret e AKU Berat shtetasit Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.
Ata dyshohen se nuk kanë bërë bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt. Këta inspekto dyshohen se kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi Mariglen Qorri, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar kështu faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.
Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.
Për sa më sipër u bë ndalimi i shtetasve: Mariglen Maliq Qorri, i datelindjes 06.01.1985, Pronar i subjektit “Era fruit” si i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 288, 288/c dhe 186 te K.Penal.
Ronaldo Agim Lika, i ditëlindjes 07.08.1998, inspektor për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Griselda Genci Doksani, e datëlindjes 05.12.2000, inspektore për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore./tch
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shtator08:30
E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me n...
AKTUALITET
10 Shtator07:37
Këmbimi valutor 10 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Sot, më 10 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euro blihet me 96.6 lekë dhe shitet 97.6 lekë....
AKTUALITET
10 Shtator07:15
Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 10 shtator 2025
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vran&e...
AKTUALITET
9 Shtator23:08
Atenatit me dy të vrarë në Shkodër, Erogen Vaso rrëzon pretendimin e autorit të krimit për konfliktet: Më ndërpreu rrugën dhe...
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi...
AKTUALITET
9 Shtator22:42
Daja i shkon te varri Erigers Mihasit! Zbulohet pllakata e mikut të Vis Martinaj me dedikim për...
"Bossi dajës. Allahu të mëshiroftë dhe të mbuloftë me mëshirën e Tij dhe na bashkoftë në xhenet in shaa Alla...
AKTUALITET
9 Shtator21:54
Femrat shqiptare kapen me 61 kg drogë e dhjetëra mijëra euro. Policia u ngriti kurth derisa...
Policia e Rovigos i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikimit të drogës në zonën e poshtme t&eum...
AKTUALITET
9 Shtator21:11
Anija luftarake amerikane ankorohet në Porto Romano, Ambasada e SHBA: Mirë se vjen në Shqipëri
Anija luftarake amerikane USS Mount Whitney ka mbërritur për vizitën e saj të parë në Shqipëri, duke u ndalur në porti...
AKTUALITET
9 Shtator20:44
Qindra të arrestuar, proceduar dhe dhjetëra ngjarje të zbardhura, policia bën bilancin për muajin gusht
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit gusht ku bën me dije se janë finalizuar në total 90 operacione. Në pranga kanë ...
AKTUALITET
9 Shtator20:00
EMRAT/ Mbollën mijëra bimë kanabisi në një fermë, kush janë katër shqiptarët e arrestuar
Katër burra shqiptarë janë paraqitur në gjykatë pasi u kapën në një fermë kanabisi me 1,500 bimë në nj&eu...
AKTUALITET
9 Shtator19:15
Shqiptari tmerron pasagjeren greke në autobus. U ul pranë saj dhe...
Dhuna seksuale ndaj grave në vendet publike po rritet në Greqi, duke shkaktuar pasiguri. Dy incidente u regjistruan vetëm të hënën...