“Pa drejtësi nuk ka Shqipëri!”/ Protestuesit nisin marshimin, brohorasin në kor: Arrestoni Ramën!
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 7 shtetas, shqiptarë dhe të huaj si dhe kanë proceduar 27 të tjerë pasi gjatë kontrolleve ka rezultuar se kryenin mashtrime me Call Center. Në ambinete u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.
Personat e arrestuar Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel, dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrollet në ambientet e përshtatura për këtë aktivitet u sekuestruan një shumë eurosh të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, 70 kompjuterë dhe 49 telefona celularë.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajan dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj).
Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.
Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.
POGRADEC- Një aksident me tre automjete është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin. Nga përplasja ka mb...
Ky është Isa Aliu, vëllai i Shpëtim alias Salvatore Aliut të dy të shpallur në kërkim nga SPAK, për trafik droge n&...
Janë publikuar për herë të parë foto nga takimi në Aruba, ku autoritetet belge, spanjolle dhe holandeze kanë survejuar grup...
Zjarr pranë Inceneratorit të Elbasanit, re të dendura tymi mbulojnë zonën ndotja e ajrit tepër alarmante Rreth orës ...
Policia e ka proceduar penalisht ditën e sotme 16 protestues, pasi nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit. Mbi ta rëndojnë akuzat p&eum...
Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me s...
Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të nj...
Pas një rritjeje të fortë në prill (16.9%), eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet në maj, duke u zgjeruar me 2.8%...
Një tjetër valutë e konsiderueshme është kapur gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit. Një shumë prej 19 mi...
Skënder Nika i cili u dhunua gjatë ditës së sotme, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë. Ai është shprehur pers...