AKTUALITET

EMRAT/ Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg 2 të akuzuarit, përfituan nga gjykimi i shkurtuar

M.B. Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 12:08

EMRAT/ Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11

TIRANA- Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 11 vite burgim në total 2 të pandehur që akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike. Bëhet me dije se pas pretencës së Prokurorisë, GJKKO dha 8,5 vite për Enri Seitin dhe 8 vite dënim për Aurel Alimeta, për veprat e kryera në bashkëpunim në vitin 2019, por të dy kanë përfituar uljen me një të tretat për gjykim të shkurtuar.

Konkretisht, Enri Seiti, u dënua për kryerjen e veprës penale të “grupi i strukturuar kriminal”, “kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në kuadrin e “grupit të strukturuar kriminal” ndërsa dhe Aurel Alimeta, për kryerjen e të njëjtave vepra penale. Sipas dosjes penale në fjalë, gjatë operacionit policor të katër viteve më parë, janë gjetur parcela hashashi që u asgjësuan dhe prova të tjera materiale, që i shërbyen SPAK për procesin hetimor dhe atë gjyqësor.

Njoftimi i GJKKO-së: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 130, i vitit 2019 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Eri Seiti dhe Aurel Alimeta.”

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Ardit Mustafaj dhe Alfred Konomi me vendimin Nr. 57, datë 15.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eri Seiti, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eri Seiti për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 284/1, 28/4, si edhe në bazë të nenit 334/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve denimi i të pandehurit Eri Seiti me një masë të vetme prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 5 (pesë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Eri Seiti fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Alimeta, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Alimeta për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 284/1, 28/4, si edhe në bazë të nenit 334/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

8. Ne aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve denimi i të pandehurit Aurel Alimeta me një masë të vetme prej 8 (tetë) vjet burgim.

9. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 5 (pesë) vite dhe 4 (katër) muaj burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Alimeta fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 21.03.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Bazuar në nenin 190/1/b të K.Pr.Penale, prova materiale që është 10 (dhjetë) bimë me ngjyrë jeshile, të madhësisë 15-30 cm dhe 9 (nëntë) bimë me ngjyrë jeshile, sekuestruar sipas “Procesverbali i sekuestrimit të sendeve provë materjale” me përshkrimet përkatëse i datës 16.10.2019, të asgjësohet.

Provat materjale 2 qese plastike me ngjyrë blu, 1 kanaçe metalike pije energjike bosh me mbishkrimin B52, një ambalazh plastik në formën e zarfit me ngjyrë të bardhë më mbishkrimin “Dustrinë”, 1 qese plastike me ngjyrë të zezë pa mbishkrime, një bidon plastik me ngjyrë të bardhë dhe me kapak me mbishkrimin “Finalk”, një bidon plastik bosh 1.5 l, me tapë me mbishkrimin “Fanta”, sekuestruar sipas “Procesverbali i sekuestrimit të sendeve provë materjale” me përshkrimet përkatëse i datës 16.10.2019, bazuar në nenin 190/1/b të K.Pr.Penale, si sende që nuk kanë vlerë të asgjësohen.

12. Shpenzimet hetimore në masën **** lekë si dhe ato gjyqësore (sipas procesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

13. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 15.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë