AKTUALITET

EMRAT/ Grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike, SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjykim 23 persona

M.B. Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 10:00

EMRAT/ Grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike,

TIRANA- Prokuroria e Posaçne ka përfunduar hetimet dhe ka dërguam për gjykim një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Në njoftimin e SPAK thuhet se faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik.

Në këtë territor janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

Për 23 personat e akuzuar, SPAK ka hetuar dhe faktuar rolin përkatës në veprimtarinë e grupit. Konkretisht të akuzuarit janë:

1-Arian Popa,
2-Arben Uruçi,
3-Ardjan Tahiri,
4-Samet Dahati,
5-Besar Lejthiza,
6-Izmir Dahati,
7-Ermis Sela,
8-Afrim Dahati,
9-Liljana Çopani,
10-Vajdije Allamani,
11-Pjetër Gjoni,
12-Roland Gjoni,
13-Fabion Gjoni,
14-Danjela Hasani,
15-Valbona Haka,
16-Mimoza Hoti,
17-Elida Doku,
18-Hurme Bafti,
19-Franga Gjini,
20-Fatime Baftaj,
21-Drita Çuni,
22-Dorentina Hoxha dhe
23-Blerina Meta.

Njoftimi:

Prokuroria e  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 71, të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 i Kodit Penal, me të pandehur shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.

Faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik. Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05  kg.

Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.

Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, në datë 20.08.2024, çështja penale nr. 71, e vitit 2024, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar sa poshtë vijon :

Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka patur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”. Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është  provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni. Veprat penale  për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm,  atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal

Kurse shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë