AKTUALITET

EMRAT/ Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës. Prangoset vëllai, polici shpallet në kërkim

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 16:07

EMRAT/ Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës.

Ky që shihni në këtë foto është Elson Leka, punonjësi i policisë së Krujës, i cili shfaqet teksa hyn në një parcelë me drogë të kultivuar në fshatin Nojë, që ndodhet në zonën e Malësisë së Krujës. Momenti kur Leka, hyn në parcelën me drogë dhe më pas fillon ti bjeri erë një boçeje hashashi sikur të ishte trëndafil, është kapur nga droni i Policisë së Durrësit, e cila ka ndjekur këtë rast të kultivimit të narkotikëve.

Fotoja është siguruar nga gazetari Elton Qyno, ku dukshëm të gjitha veprimet kriminale të punonjësit të policisë Elson Leka, janë filmuar nga Droni, i cili ka fluturuar në një distancë të largët. Por mjeti fluturues është pikasur nga punonjësi i policisë, i cili ka dalë nga parcela me drogë dhe me vrap ka hyrë në banesën e tij.

Ndërkohë grupi policor që ndodhej në teren, kanë shkuar me shpejtësi në drejtim të shtëisë, por nuk kanë mundur ta gjejnë kolegun e tyre, Elson Leka, i cili kishte mundur të ikte nga shtëpia duke u fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Ndaj punonjësit të policisë Elson leka, është marë masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Kultivimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Po gjatë këtij aksioni policia mundi të kapë dhe arrestojë vëllain e punonjësit të policisë, shtetasin Çlirim Leka. Ky i fundit është filmuar me dron teksa hyn në dy parcel me drogë dhe kujdeset për rritjen e lëndës narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës, dy vëllezërve ju kapën dy armë zjarri tip “TT”, ku njëra i përkiste punonjësit të policisë ndërsa tjetra rezultoi pa lejë. Kurse dy parcelat me drogë, përkatësisht njëra me 36 rrënjë kanabis dhe tjetra me 29 rrënjë kanabis, ndodheshin në një distancë prej 600 metra nga fshati Nojë. Për të kontrolluar në distancë dy parcelat me drogë, dy vëllezërit kishin instaluar dy kamera,të cilat tashmë u sekuestruan nga agjentët e AMP-së në Durrës.

Pritet që ditën e nesërme njëri nga vëllezërit, Çlirim Leka, të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e siguirisë “arrest në burg”, që ka kërkuar përfaqësuesi i prokurorisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë