AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 3.4 vite burg shoferi që u kap me kokainë në Qafë-Botë! Vendimi që mori gjykata greke

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 17:15

EMRI/ Dënohet me 3.4 vite burg shoferi që u kap me kokainë

Një shofer i linjës së transportit ndërkombëtar Sarandë - Athinë është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës, pasi është kapur një vit më parë me rreth 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë.

Vendimi është dhënë në 23 shtator, për 52-vjecarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim prej 18 nëntorit 2024. Rreth orës 19:00 të asaj dite, sipas dosjes hetimore, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shtetas i cili sapo kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon ‘Mercedes Benz’, me targë AB643LM. Është bërë kontrolli i mjetit tip furgon së bashku me personin dhe gjatë kontrollit janë gjetur një çantë tip marsup, të cilën e kishte me vete, 6 mbështjellje në formë doze me plastmas, brenda së cilave kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike e llojit ‘Kokainë’, si dhe një peshore elektronike, me mbishkrimin.

Më pas, është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku nuk i janë gjetur sende të jashtëligjshme. Pas peshimit të lëndëve të dyshuara si narkotike, ato rezultuan me peshë totale (së bashku me ambalazh) 3.83 gramë kokainë. I dyshuari gjatë marrjes në pyetje deklaroi: ‘Përsa i përket lëndës narkotike, unë jam përdorues i lëndës narkotike të llojit ‘Kokainë’ prej shumë vitesh dhe përsa i përket sasisë rreth 6 doza, i kam blerë në Athinë te një person i panjohur, shtetas grek, rreth 170 cm i gjatë, të cilin nuk e njoh personalisht. Lëndën narkotike e bleva kundrejt vlerës 80 euro, për arsye se në shtetin shqiptar ku unë jetoj, kushton më shtrenjtë. Këtë sasi të lëndës narkotike e konsumoj për një periudhë 12 ditore, në varësi të gjendjes psikologjike që ndodhem. Në lidhje me peshoren që është gjetur në çantën time, dua të them se është harruar nga personi që ma ka shitur, pasi e peshoi lëndën narkotike përpara se të ma shiste.’

Ekspertimi i mëvonshëm toksikologjik, doli në përfundimin se në mostrën e urinës së te dyshuarit u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të kokainës, duke vërtetuar faktin që ai ishte përdorur, ndërsa peshimi neto i lëndës së sekuestruar rezultoi në 3,329 gramë. Ekspertët arritën të kqyrnin edhe aparatin celular të 52-vjecarit, por nga këqyrja nuk rezultuan të dhëna me interes për hetimin.

Pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata vendosi ta dënojë 52-vjecarin Vasillaq Vasili me 5 vjet heqje lirie për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, e dënoi atë përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, e cila duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë