
Një takist 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe lëndë narkotike
Gjatë kontrollit të automjetit të Altin Celamit dhe banesës, policia sekuestroi 4 pistoleta me municion luftarak, kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale. Automjeti i taksistit u sekuestrua gjithashtu si provë materiale.
46-vjeçari kishte precedentë për veprimtari të ngjashme kriminale.
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.
Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Nëntor07:34
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri t&e...
AKTUALITET
8 Nëntor07:20
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.9 lekë, në shitje me 84.1 lekë.
Euro do të blihet me 96...
AKTUALITET
7 Nëntor22:06
Tre zhdukje misterioze në të njëjtën rrugë në Përmet/ Kamerat fiksuan për herë të fundit 66-vjeçarin, s’u kthye më
Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Ç...
AKTUALITET
7 Nëntor20:48
Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb kancerogjen me aflatoksinë
Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë. AKU ka bl...
AKTUALITET
7 Nëntor20:38
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Policia e Shtetit plan masash për procesin zgjedhor
Policia e Shtetit garanton sigurinë e procesit zgjedhor, duke vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 55 efektiv...
AKTUALITET
7 Nëntor20:29
E rëndë në Berat/ Po vilte ullinjtë, gjen vdekjen tragjikisht 43-vjeçari (emri)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një pemë ...
AKTUALITET
7 Nëntor20:18
Këngëtarja Mihrije Braha zbulon moshën dhe tregon sekretin e bukurisë
Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha ka habitur publikun teksa ka zbuluar moshën e saj të vërtetë, plot 58 vjeç.
E n...
AKTUALITET
7 Nëntor20:15
Policia i ngre pritë, 46-vjeçari shqiptar arrestohet me 1 kg kokainë sapo zbret nga trageti grek
Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në Kos për transportimin e një pakete që përmbante më shum...
AKTUALITET
7 Nëntor19:48
Trupi i karbonizuar dyshohet i një shqiptari u gjet me pranga në automjet, detaje tronditëse dalin në dritë
Detaje tronditëse dalin në dritë pasi një trup i karbonizuar që dyshohet se i përket një shqiptari, u gjet brenda një ...
AKTUALITET
7 Nëntor19:41
U arrestuan me bujë për vilat e ish-deputetit të PS, Gjykata liron inspektorët e IMT-së
Dy ditë pas arrestimit të inspektorëve të IMT-së të akuzuar se lejuan ndërtimin e tre vilave pa leje në zonën e S...