AKTUALITET

EMRI/ Grabiti celularë dhe para në një kompleks, arrestohet 46-vjeçari në Himarë, policia i sekuestron edhe granata dore

M.B. Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 13:34

EMRI/ Grabiti celularë dhe para në një kompleks, arrestohet
HIMARA- Një 46-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi akuzohet për disa vjedhje. Bëhet me dije se se 46-vjeçari Sali Gaxha u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të 25 majit, pasi kishte vjedhur tre celularë dhe një shumë parash në një kompleks me apartamente pushimi.

Policia thotë se 46-vjeçari është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura në datat 7 dhe 11 maj, në të njëjtin kompleks dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë. Në pranga u vu edhe 27-vjeçarja Denisa Rredhi, e cila nuk kallëzoi krimin.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte 46-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

Njoftimi:

Vihet në pranga autori i disa vjedhjeve në Himarë, në ambientin ku qëndronte, i gjenden granata dore, sende të vjedhura, si dhe veshje e doreza të përdorura gjatë vjedhjeve. Arrestohet edhe një 27-vjeçare, e cila nuk kallëzoi krimin. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u finalizua operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi S. G. u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të datës 25.05.2025, pasi kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash, në ambientet e një kompleksi me apartamente pushimi, në Himarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan: 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. G. është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 07.05.2025 dhe 11.05.2025, përkatësisht në të njëjtin kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, edhe shtetasja D. Rr., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila qëndronte në një ambient me autorin e vjedhjeve, dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale dhe nuk e kallëzoi atë. Vijon puna hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera, ku ky shtetas dyshohet si autor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

himara

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë