
Nëse po kërkonit një sekret bukurie të çuditshëm, por me traditë të lashtë, ja ku vjen: gratë në Azi prej shekujsh konsumojnë “bird’s nest” që, po, është në thelb pështyma e një zogu të vogël të quajtur swiftlet. Por qëndroni me ne… sepse kjo nuk është aq e çuditshme sa duket kur sheh benefitet.
“Bird’s nest” krijohet nga këto zogj që e thurin tërësisht me pështymën e tyre. Ajo që i bën kaq të veçantë është se janë të ngrënshëm dhe përdoren gjerësisht në Mjekësinë Tradicionale Kineze si një nga tonikët më të njohur. Kur tretet në ujë të nxehtë, “bird’s nest” merr një teksturë xhelatinoze dhe përdoret për të bërë supa të ëmbla (tong sui) ose tonikë ushqyes për trupin dhe lëkurën.
Përveç përdorimit tradicional, “bird’s nest” njihet sot në të gjithë botën si një superushqim për bukurinë. Përdorimi i rregullt i tij besohet se ndihmon në ruajtjen e rinisë, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe zbut rrudhat. Studime të reja kanë treguar se është e pasur me faktorë rritjeje epidermale, substanca që nxisin rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe indeve.
Por benefitet nuk ndalen te lëkura. Konsumimi i “bird’s nest” besohet të ndihmojë edhe në rikuperimin nga sëmundje kronike, falë formës së saj të paratretur të proteinave dhe lëndëve ushqyese. Në mjekësinë tradicionale thuhet se ndihmon në balancimin e energjisë, hidraton mushkëritë dhe lehtëson simptomat si djersitjet e natës, kollat kronike, bronkitin, temperaturat dhe dobësinë. Përtej të gjitha këtyre, “bird’s nest” është i pasur me minerale të rëndësishme si kalciumi, magnezi dhe kaliumi, ndihmon në tretje dhe stimulon lëvizjen e zorrëve, duke forcuar sistemin imunitar.
Nëse po mendoni si mund të jetë shija… është delikate dhe e butë, zakonisht shërbehet me fruta ose ëmbëlsues natyralë si hurmat dhe goji berries. Shumë marka e shesin sot si produkt luksi, të gatshëm për konsum apo të konservuar në forma të ndryshme, gjithmonë me etiketa që tregojnë origjinën dhe cilësinë.
Dhe për të qenë të sinqertë, po, “bird’s nest” mund të duket i çuditshëm në fillim. Por kur mendon se po merr një koktejl kolagjeni natyral me shekuj eksperiencë pas vetes, ndoshta është një trend që ia vlen të provohet, sidomos për ata që ndjekin çmenduritë e fundit të wellness-it.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
2 Tetor19:18
Qumësht, kanellë dhe mjaltë, kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës
Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm. Lodhja, stresi, luhat...
LIFESTYLE
2 Tetor18:54
Ishte fluturimi më i keq i jetës së tij, por në atë udhëtim gjithçka ndryshoi përgjithmonë
Ishte parashikuar të ishte fluturimi më i keq i jetës së Anesu Masubesë. Një ditë më herët, ai kishte marrë la...
LIFESTYLE
2 Tetor16:42
'Chevrolet Bolt EV 2027' kapet në testime pa 'maskim', çfarë zbulojnë pamjet
Chevrolet është një hap më afër zbulimit zyrtar të Bolt EV 2027, pasi modeli i shumëpritur është fotografuar p&eu...
LIFESTYLE
2 Tetor16:51
Tetori sjell ndryshime dhe fillime të reja/Ja datat më të rëndësishme astrologjike të muajit
Muaji tetor vjen me një seri ndikimesh astrologjike që mund të ndikojnë në marrëdhëniet, vendimet dhe zhvillimet personale....
LIFESTYLE
2 Tetor16:43
Si të kuptosh nivelin e inteligjencës të dikujt tjetër që në takimin e parë
Sa herë ju ka ndodhur të njihni dikë që në fillim ju duket i zgjuar dhe interesant, por më vonë të kuptoni se nuk &eum...
LIFESTYLE
2 Tetor16:35
Makina elektrike që sfidon Tesla-n? Hyundai ul ndjeshëm çmimin e 'Ioniq 5'
Hyundai ka bërë një lëvizje të papritur duke ulur ndjeshëm çmimet e modelit të saj më të ri elektrik, Hyun...
LIFESTYLE
2 Tetor16:29
Sekretet e dorës së djathtë/ 6 tipare që tregojnë fuqinë e fshehtë
Përgatituni të zbuloni disa arsye të mrekullueshme dhe të pazakonta pse partnerët me dorën e djathtë mund të kenë d...
LIFESTYLE
2 Tetor15:37
Njerëzit me fëmijëri të lumtur mbajnë zakone që ua bëjnë jetën më të lehtë në moshë madhore
Një fëmijëri e lumtur dhe e mbështetur shpesh përshkruhet si një dhuratë që zgjat gjithë jetën. Edhe pse rri...
LIFESTYLE
2 Tetor07:05
“Emocionet e thella do mbushin ditën tuaj”/ Horoskopi për sot, 2 tetor 2025
Dashi
Do të ndiheni të mbushur me energji dhe perspektiva të reja. Energjia ju shtyn të guxoni, por kini kujdes të mos nxitoheni. N&eu...
LIFESTYLE
1 Tetor23:37
'Njerëzit mendojnë se jam i çmendur'/ Njihuni me superudhëtarët që bëjnë udhëtime 24-orëshe për në zyrë
Një udhëtim 24-orësh për në punë që kushton deri në 6,000 paund në muaj mund të duket një zgjedhje e &cce...