AKTUALITET

EMRI/ Ktheu kancelarinë në bazë falsifikimi dokumentesh, Apeli lë në "arrest shtëpie" ekspertin e IT në Gjykatën e Korçës

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 18:21
EMRI/ Ktheu kancelarinë në bazë falsifikimi dokumentesh, Apeli
Mjeti identifikues i falsifikuar


TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për ekspertin e IT, Zheni Lilo, i cili kishte kthyer kancelarinë e Gjykatës së Korçës në bazë për falsifikim dokumentesh. Prokuroria kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë që ndryshoi masën për ekspertin e IT nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".

Për një pasaportë, patentë apo kartë identiteti porositësit i paguanin ekspertit 2400 Euro. Hetimet kishin nisur pasi në rrugë operative u mësua se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmonin persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit italiane dhe vendeve të tjera të Europës.

Me anë të këtyre dokumenteve të falsifikuara, porositësit shmangnin kontrollet në vendet e BE-së, duke e bërë më të lehtë transportimin e lëndëve narkotike, që si destinacion final kishin Britaninë e Madhe. E gjithë skema u zbulua nga një agjent i infiltruar i cili hyri në kontakt duke u takuar në Pogradec me 39-vjeçarin për të kërkuar 3 pasaporta italiane.

Agjentët nuk janë mjaftuar vetëm me prodhimin e këtyre tre dokumenteve të falsifikuar, por kanë ndjekur dhe dokumentuar të gjithë itinerarin e lëvizjeve të IT të Gjykatës së Korçës, që çoi më pas edhe arrestimin e Zhenika Lolit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. 39-vjeçari akuzohet se ka ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara dhe ndaj tij pas zbardhjes së audio-përgjimeve dhe pamjeve filmike rëndojnë 3 akuza: ajo për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. 

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomiko - Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Europiane, i dyshuar për kryerjen e këtyre veprimeve është shtetasi me iniciale Zheni Loli. Personi nën hetim, rezulton i punësuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me detyrë specialist në Zyrën e  Shërbimit Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale Zheni Loli, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimit të formularëve”, parashikuar nga nenet 186, 189 dhe 190 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1310 Akti, datë 19.05.2024, ka vendosur:

-          Ndryshimin e masës se sigurimit "arrest ne burg", e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale dhënë ndaj personit nën hetim Zheni Loli, me vendimin nr. 1230 akti, datë 11.05.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-          Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Zh. L atë të “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale.

-          Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me ndryshimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim me iniciale Zh. L dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e masës se sigurisë “arrest në burg” ndaj këtyre personave nën hetim sipas kërkesës së Prokurorisë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Edlira Petri vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1310 akti, datë 19.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

mjeti identifikues i falsifikuar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë