AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga drejtësia italiane për vrasjen e punonjëses së seksit në vitin 1999, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Janin

E.D Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 13:40

 

EMRI/ Në kërkim nga drejtësia italiane për vrasjen e

GREQI- Një shqiptarë është arrestuar nga policia greke. Bëhet me dije se Ylli Vangjelaj 48 vjeç nga Vlora ishte shpallur në kërkim nga autoritete italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.  Vangjelaj është arrestuar në Janinë pas një kërkese të departamentit “SIRENE” të Italisë për veprën penalë “vrasje-plagosje e rëndë” me të cilin ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 22 vjet e 8 muaj burg në 22.06.2011 dhe që ka marrë vendim të formës së prerë më 23.10.2012.

Po ashtu Ylli Vangjelaj është arrestuar edhe në Shqipëri në korrik 2018, i kërkuar nga autoritetet italiane për vrasjen e punonjëses së seksit ekuadoriane Betty Ramirez 20 vjec, në 9 dhjetor 1999. Siç raportohet vendimi italian për dënimin e tij me burg u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës e cila, e cila fillimisht e kishte dënuar me 23 vjet burg e më pas me vetëm 12 vjet burg.

Megjithatë nuk dihet ende sesi 48-vjeçari shqiptarë ka përfunduar i lirë. Por sipas policisë greke urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga autoritetet italiane sërish në vitin 2021.  Ndërkohë gjatë arrestimit në Shqipëri u tha se ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj, ndërsa policia greke deklaroi se e ka arrestuar nën identitetin Ylli Vangjelaj dhe se ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në 19.10.2023.

Betty Yadira Ponce Ramirez u përdhunua, torturua, vra dhe u varros në 9 dhjetor 1999. Ajo u rrëmbye nga të tre persona në mbrëmjen e 9 dhjetorit 1999 përpara pikës së karburantit Esso në Caorsana dhe më pas u vra në brigjet e Po në Mortizza. Tre shqiptarë, Ylli alias Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj tentuan ta mbysin por pa sukses dhe më pas i’a futën kokën nën ujë derisa u mbyt. Më i pamëshirshmi nga të tre, Erjon Sejdiraj i njohur si “Cico”, teksa e reja bërtiste e dëshpëruar, kishte telefonuar kunatën duke e informuar për atë që po bënte. Trupi i të resë u gjet më 20 shkurt 2000. Krimi, i ndodhur në kuadër të prostitucionit, synonte të ishte një provë e forcës së tre shqiptarëve në dëm të bandës që dominonte në atë kohë në Piacenza. Duke rrëmbyer Betty Ramirez dhe duke kërkuar një shpërblim nga “pronarët” e vajzës së re, ata mund të provonin vlerën e tyre. Vrasja brutale shqetësoi shumë opinionin publik për shkak të pamëshirshmërisë së vrasësve dhe mbi të gjitha për shkak të thellësisë kriminale dhe kontekstit të luftës për epërsi mes bandave të shfrytëzuesve të prostitucionit.

Robert Ziu u kap në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg) dhe Erjon Sejdiraj, ai që ishte kapoja i vërtetë i bandës, u arrestua në Belgjikë, shtet ku akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, si i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në Itali.

Ylli alias Fatmir Vangjelaj pas vrasjes u arratis menjëherë në Shqipëri ku kishte ndërruar identitet. Kishte marrë emrin e pagëzimit të vëllait më të madh dhe ditëlindjen e motrës së vogël. Duke u bërë një person tjetër ai u rikthye në Itali ku qëndroi në Chieti ku u martua dhe u bë me një vajzë, por asaj nuk i dha asnjëherë mbiemrin e tij. Hetimet e autoriteteve italiane nuk u ndalën as pas gati 20 vitesh duke këmbëngulur pranë homologëve shqiptarë për të gjetur identitetin e vërtetë të vrasësit të prostitutës. Policia shqiptare ndaloi vëllain e tij duke besuar se kishte arrestuar vrasësin, por kur u krahasuan shenjat e gishtave ai u lirua me kusht. Në këto momente Ylli ose Fatmir Vangjelaj e kuptoi se rrethi po shtrëngohej dhe vendos të rikthehet në Shqipëri pasi kishte mësuar edhe arrestimin e Robert Ziut. Sapo u kthye në Shqipëri ndryshoi sërish identitet. Nisi të punonte si murator duke bërë një jetë në hije. Por autoritetet italiane e kishin vënë ndërkohë nën përgjim.

Në një telefonatë me bashkëshorten e tij që qëndronte në Itali ajo e pyet:“Çfarë ke bërë në Piacenza?”. Ai nuk i tregoi asnjëherë atë që kishte ndodhur në 9 dhjetor 1999, por hetuesit italianë e mbanin nën vëzhgim bashkëshorten dhe vajzën e tij që ktheheshin shpesh në Shqipëri. Në 12 korrik 2018 u organizua një operacion i përbashkët dhe Vangjelaj u arrestua në shtëpinë e tij pa bërë asnjë rezistencë. Nuk dihet se si ai ka përfunduar sërish i lirë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë