
VLORA- Një 28-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe goditi me thikë një34-vjeçar, e më pas i dëmtoi automjetin. I riu Kejvi Bendaj dyshohet se për motive të dobëta nka goditur me thikë 34-vjeçarin dhe i ka dëmtuar automjetin atij.
Më pas, 34-vjeçari ka shkuar te banesa e Kejvi Bendaj dhe i ka dëmtuar makinën duke kërcënuar me një armë gjahu që e posedonte pa leje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorë dhe policia ka arritur të ndërhyjë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Mësohet se 34-vjeçari i plagosur mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u procedua penalisht nga policia pasi kërcënoi me armë të riun, si edhe i dëmtoi mjetin.
Njoftimi:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.
Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
24 Maj09:25
Aksident në Fier, autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të lënduar
FIER- Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier ku një automjet i policisë bashkiake &...
M.B.
AKTUALITET
24 Maj09:14
Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi me plumb në fytyrë/ Dyshohet se ndodheshin në automjet me autorin e viktimën, arrestohen edhe 2 persona të tjerë
GREQIA- Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i ...
M.B.
AKTUALITET
24 Maj07:40
Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare
TIRANA- Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesi...
M.B.
AKTUALITET
24 Maj07:39
"Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!" Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?
TIRANA- Ekonomia e abonimit po riformëson zakonet e konsumatorëve, duke ofruar akses fleksibël mbi pronësinë. Ajo sjell komoditet, be...
M.B.
AKTUALITET
24 Maj07:38
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që...
AKTUALITET
23 Maj21:23
Operacioni "Ura"/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin
TIRANË- GJKKO shpalli vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudi...
M.B.
AKTUALITET
23 Maj21:15
"Ee na bon dom k*****!" Operacioni "Ura"/ Zbardhen pjesë nga dosja, ja si u kapën 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball” në Rimini
TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organiz...
M.B.
AKTUALITET
23 Maj20:43
Denoncimi për krimes zgjedhore në një lokal në Peqin, Policia gjen 10 fletë të ngjashme me ato të votimit dhe një listë emërore të zgjedhësve
PEQIN- Pas denoncimit për krime zgjedhore n një lokal në fshatin Pekisht, në Peqin, Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar ...
M.B.
AKTUALITET
23 Maj20:43
Zbulohet skema që “eliminon garën” gjatë transferimeve paralele të prokurorëve
TIRANA- Shqyrtimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP të premten më 23 maj i projekt-akteve për re...