AKTUALITET

EMRI/ U dyshua për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pushohet çështja për ish-gjyqtarin e Sarandës

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 13:55
EMRI/ U dyshua për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pushohet

Gjykata e Sarandës ka pushuar çështjen penale ndaj ish-gjyqtarit të saj Elidon Papazisi, i cili po hetohej për 3 vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vendimi është marrë rreth një muaj më parë nga gjyqtarja Esmeralda Shehu, e cila ka vendosur pranimin e kërkesës  së Prokurorisë për pushimin e çështjes që i përket procedimit penal nr.506 të vitit 2022.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është referuar rasti pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ngritur dyshime që shtetasi Elidon Papazisi dhe familjarët e tij, si persona të lidhur me të, kanë përfituar të ardhura të paligjshme të cilat kanë shërbyer më pas për krijimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Referimi mbështetej në analizën e rezultateve të hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të kryer për subjektin e rivlerësimit Elidon Papazisi, ish - gjyqtar në Sarandë e Gjirokastër, i cili u dorëhoq pa marrë vendim KPK, e si rrjedhojë iu ndalua rikthimi në sistem për 15 vite.

Megjithatë Komisioni ka ngritur dyshime se disa pasuri janë pasuri të subjektit, të cilat ai i ka fshehur në emër të prindërve, pasi këta kanë rezultuar me pamundësi financiare për krijimin e këtyre pasurive në periudhën 2014-24.4.2015 duke rezultuar me një balancë negative 8,458,781 lekë, si dhe në pamundësi financiare për blerjen e apartamentit dhe garazhit në Yzberish, Tiranë në vitin 2015, duke rezultuar me një balancë negative 10,787,733 lekë.

Gjithashtu nëna e subjektit ka vepruar si person i autorizuar me prokurë duke kryer veprime në llogarinë bankare të shtetasit vëllait të saj, ku në periudha të ndryshme ka depozituar shumën totale 30,691,000 lekë dhe ka tërhequr shuma të konsiderueshme nga kjo llogari, përfshirë edhe shumën 10,000,000 lekë, dy muaj përpara datës së lidhjes së kontratës së shitblerjes së apartamentit dhe garazhit. Nga ana tjetër, ka rezultuar  që edhe vëllai i Papazisit të ketë hapur disa llogari bankare ku janë kryer veprime me shuma të mëdha monetare, për një pjesë të të cilave është deklaruar si burim "të ardhura nga emigracioni", edhe pse gjatë hetimit nuk rezultuan nga të dhënat TIMS dalje të këtij shtetasi nga Shqipëria përpara vitit 2012.

Megjithatë ish-gjyqtarin duket se e ka shpëtuar një ekspertim kontabël privat. Nga Prokuroria është administruar akti i ekspertimit përkatës ku sipas ekspertit është arritur në konkluzionin se për çdo transaksion në blerje është mbështetur në të ardhura të mjaftueshme që rrjedhin nga të ardhurat që subjekti dhe familja e tij, janë realizuar nga puna,pensioni, transaksionet e shitjes, mbyllja e depozitave bankare dhe kreditë bankare. Në të ardhurat sa më sipër nuk janë përfshirë të ardhurat nga shitja e mallrave të blera në internet pasi paraqet vështirësi në shpërndarjen e tyre pasi blerjet janë në vlera të vogla dhe për pasojë dhe çdo shitje ka vlerë të vogël. Në përfundim, nga ana e ekspertit kontabël është arritur në konkluzionin se pasuritë aktuale gjendje mbulohen nga të ardhurat e realizuara.

Duke vlerësuar në tërësi veprimet hetimore të kryera, Prokuroria e Sarandës ka arritur në përfundimin se nuk provohet ekzistenca e veprave penale "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Refuzimi për deklarimin,mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", "Fshehja e të ardhurave",parashikuar nga neni 287, 257/a, 180 i Kodit Penal dhe çështja penale duhet të pushohet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë