Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.
Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.
Dje u arrestuan ish ortaku dhe roja i karburantit
Ndërkohë po dje u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.
Xhino Ago 32 vjeç është bashkëpunëtori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.
Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.
Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumente shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i policisë dje (3 dhjetor)
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.
Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
Gjithashtu, u sekuestruan dokumente shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedh...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata e...
Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shih...
Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashk&e...
Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.7 lekë. Nd...
Blegtorët e fshatrave në Maliq janë drejt falimentimit për shkak se nuk përfitojnë asnjë ndihmë nga shteti dhe pë...
Bregu i Liqenit të Shkodrës ofron një pamje më shumë se sa të shëmtuar. E gjithë gjatësia e këtij bregu &eum...
Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të...
Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet. Fermerë dhe përpunues po...