AKTUALITET

Energjia, importuam me çmim mesatar 305 euro/MWh, shitëm 40% më lirë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 10:15

Energjia, importuam me çmim mesatar 305 euro/MWh, shitëm 40% më

TIRANË- Kriza e energjisë arriti kulmin e saj në verën e vitit të kaluar ku një MWh energji u shit deri në 1047 euro në Bursën e Hungarisë të cilës i referohet edhe Shqipëria. Në mungesë të reshjeve sidomos gjatë 10 muajve të parë të vitit, vendi u detyrua të bënte importe të shumta të cilat vunë kompanitë e sistemit energjetik në vështirësi financiare. Gjithsesi përmirësimi i situatës në fund të vitit bëri që panorama të ndryshonte disi dhe vendin e importeve ta zinin eksportet.

Por si qëndron diferenca e çmimeve në rastet kur kemi blerë dhe shitur energji? Të dhënat tregojnë se kemi shitur me një çmim 40 për qind më të lirë sesa çmimi mesatar në blerje. Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me periudhën kur janë regjistruar këto blerje si dhe zhvillimet e përgjithshme në treg mbi disponueshmërinë e sasisë së energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij vjetor nënvizon se ka bërë “monitorim përmes raportimit periodik për blerjet e energjisë elektrike në treg të hapur nga shoqëritë pjesërisht të rregulluar KESH sh.a., ku rezulton se çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëria KESH sh.a., e ngarkuara me detyrimin e shërbimit publik është rreth 305.47 EUR/MWh, ndërkohë qe çmimi mesatar i ponderuar i shitjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëria KESH sh.a. rezulton me rreth 182 EUR/MWh”.

Sipas Entit, KESH sh.a. gjatë vitit 2022 ka shitur/blerë dhe shkëmbyer energji elektrike në treg të parregulluar kryesisht për optimizim, në zbatim të “Rregullores së Tregtimit të Energjisë Elektrike nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare KESH sh.a.” miratuar me Vendimin nr. 2762/8, datë 06.06.2019. Duke bërë një analizë të shifrave Enti konstaton se për 10-vjeçarin e fundit, vendi ynë rezulton të jetë përgjithësisht një importues neto i energjisë elektrike me përjashtim të viteve 2010, 2016, 2018 dhe në 2021.

Gjatë këtij viti panorama e energjisë ka ndryshuar plotësisht të paktën në këto muaj të parë të 2023-it ku për shkak të prodhimit të lartë KESH ka zhvilluar disa procedura shitjeje në janar-shkurt. Më pas njoftoi për një procedurë blerjeje afatgjatë dhe hapjen e negociatave për blerjen e karburantit që do të jetë në dispozicion për dy TEC-et lundrues të vendosur në Gjirin e Vlorës dhe të licencuar së fundmi nga Enti.

Aktualisht çmimet në bursa të energjisë mbeten relativisht të ulëta në raport me një vit më parë teksa në vend ka nisur operimin edhe Bursa Shqiptare e Energjisë. Në këtë bursë po tregtohen volume të vogla energjie me pjesëmarrjen e kompanive shtetërore.

Në datën 21 prill një MWh energji u shit me një çmim maksimal 217 euro dhe me një çmim minimal prej 97 euro MWh.

Deri më tani nëse i referohemi çmimeve në bursa për KESH është më i leverdishëm blerja në treg të lirë nëse ka nevojë për importe teksa prodhimi nga TEC-et lundrues mund të lindë si nevojë në sezonin e verës kur do të jetë edhe piku i konsumit por edhe çmimet mund të kenë një tendencë rritëse.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 23 Prill22:52

Plagosje në Tiranë

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur në Tiranë, pranë gjimnazit "Partizani". Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.05, disa persona t&...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë