Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Zhdukja prej 20 ditësh pa nam e nishan e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi dhe dyshimet se janë vrarë e groposur në Konispol, ka rikthyer sërish në skenë misterin 32-vjeçar që mbulon zonën në të cilën shteti duket se është “dorëzuar” përballë krimit e trafiqeve.
Kufoma të zhdukura, të vrarë e të varrosur pa kokë, mjete të djegura pas krimeve e lumenj droge. Kjo është historia e zonës me 13 fshatra, 5 prej të cilave janë bërë prej vitesh objekt i krimit të organizuar.
Në fshatrat e Bashkisë Konispol të çojnë 3 rrugë, ajo e Butrintit, e Qafës së Soronesë dhe e Urës së Kranesë. Kjo zonë lidhet me Europën përmes rrugëve detare e tokësore në një sipërfaqe të gjerë, duke lehtësuar kështu veprimtarinë e paligjshme të grupeve kriminale të trafikut të drogës, klandestinëve e automjeteve.
Të zhdukur e të vrarë pa asnjë autor
Historia e vrasjeve makabre në zonë nis në dhjetor 1991, kur ish-efektivi i “Briskut”, 30-vjeçari Robert Shero, u gjet i vdekur ne Qafë të Likojanit, midis Konispolit dhe Igumenicës. Ai dyshohet se ishte helmuar pasi nga goja i dilnin krimba dhe trupi i tij ishte braktisur në kufi. Kjo vrasje rezulton edhe sot e pazbardhur, raporton “BalkanWeb”.
Në gusht 1998 ekzekutohet me Kallashnikov në vendin e quajtur “Kataeto” oficeri i policisë së Sarandës, Vladimir Bejdo, 30 vjeç. Trupi i Bejdos u gjet pas një jave më vonë i fshehur në një pus në kufirin greko-shqiptar, konkretisht në Sajadhë, Igumenicë. Kjo vrasje rezulton edhe sot e pazbardhur.
Në 3 nëntor 2005 zhduket në malet në kufirin greko-shqiptar, 33-vjeçari Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës. Ai ishte nisur me një grup personash për të trafikuar drogë dhe dyshohet se gjatë transportit për shkak të konflikteve, është ekzekutuar. Trupi i tij nuk është gjetur dhe ai rezulton i zhdukur.
Në 17 qershor 2015, një “BMË” X5 futet mes njerëzve në shëtitoren e Sarandës. Ridvan Lamaj po pinte një kafe, kur nga njerëzit e automjetit ftohet për t’u futur brenda e më pas rrëmbehet. Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Hera e fundit që është fiksuar nga kamerat mjeti i rrëmbyesve është në afërsi të fshatit Mursi të Bashkisë, Konispol. Lamaj dyshohet të jetë groposur në zonë ose të jetë hedhur në det.
Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk u gjet kurrë.
Prej 9 tetorit 2016 rezulton i zhdukur 30-vjeçari nga Ksamili, Leonidha Bilero. Familjarët e tij atëherë ngritën dyshime se djali mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Ksamili rezulton në kufi me territorin e Bashkisë Konispol.
Në 6 qershor 2021 ekzekutohet pranë banesës së tij në Ksamil 40-vjeçari Gramoz Mema. Mjeti i krimit, tip “Ford” u gjet disa ditë më pas i djegur në “Kataeto” të Bashkisë Konispol. Mjeti rezultoi i vjedhur në Greqi. Ngjarja rezulton ende e pazbardhur.
Prej 14 dhjetorit 2021 Fatjon Doda nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol, sot 24 vjeç, rezulton i zhdukur. Motra e tij e denoncoi të humbur në janar 2022. Një ndër pistat e hetuara është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë./BalkanWeb/
TIRANË- Shqipëria do të jetë nën pushtetin e një moti me reshje të shumta shiu dhe temperature më të ulëta. ...
Një 30-vjeçar është dërguar me urgjencë sonte në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Shtetasi...
SPANJË- Identifikohet personi që u la pa jetë në derën e urgjencës së spitalit "Josep Trueta" në Girona me një pl...
Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat policisë greke pasi akuzohet për vjedhje. Mediat vendase shkruajn...
Tre shqiptarë janë vënë në prangat e ppolicisë spanjolle pasi janë gjendur brenda një plantacioni kanabisi. Sipas med...
Banesa e ish-deputetit Eduart Ndocaj në qytetin e Milanos është përfshirë nga flakët. Zjarri është shkaktuar si pasoj...
Policia italiane ka ngritur alarmin për kapjen e dy vëllezërve shqiptarë të cilët akuzohen për qindra vjedhje. Ata quhen &l...
TIRANË- Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për ekstradimin e kinezit Liangbin Chen. Më herët, për ekstradimin e tij kish...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën....
Ishte pasditja e datës 19 prill, kur Kristina Bregasi kishte dalë me shoqërinë për të bërë shëtitje me makinë...