
Procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duket se vijojnë të përfshijnë të njëjtët aktorë, pjesë e skandalit AKSHI, për të cilin SPAK dhe GJKKO kanë shpallur Gentian Beqirin dhe Ergys Agasin në kërkim, ndërsa krerët e instituciuonit janën nën masën e arrestit.
Së fundmi, AKSHI ka shpallur fituesin e tenderit për “Mirëmbajtjen e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) për Ministrinë e Financave”, një kontratë me fond limit rreth 1.7 milionë euro pa TVSH.
Kontrata parashikon mirëmbajtjen e sistemit për një periudhë 24-mujore nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Procedura ishte shoqëruar me një sërë ankimimesh, ku një nga subjektet që ka kundërshtuar procesin ka qenë kompania Data Log e Sokol Sinanit, një emër që shfaqet shpesh në tenderët e AKSHI. Komisioni i Prokurimit Publik vendosi më 27 janar të rrëzojë ankesën, duke i hapur rrugë autoritetit kontraktor për vijimin dhe finalizimin e procedurës.
Në fund, fituese u shpall kompania Communication Progress, me pronar Gentian Likajn.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për skandalin e tenderëve të AKSHI, ndërsa Gjykata e Posaçme ka dhënë masa të rënda sigurimi pas dyshimeve se fondet e këtij institucioni janë abuzuar nga një grup i strukturuar kriminal.
Sipas organit të akuzës, në krye të këtij grupi qëndronin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Megjithatë, siç konstaton skyweb.al, edhe pse aktorët duken të ndryshuar, lidhjet mes tyre mbeten të pranishme në terren dhe ende “bëjnë lojën”.
Gentian Likaj, një përfitues i madh i fondeve të AKSHI-t, sipas raportimeve mediatike, është kunati i Gentian Beqirit, i cili në dosjen e SPAK përmendet si një nga personazhet kryesore të skemës së përfitimit të fondeve të AKSHI përmes fryrjes së fondeve limit apo orientimit të tenderëve drejt kompanive të lidhura me të.
Communiction Progress rezulton të ketë përfituar rreth 20 milionë euro tenderë publikë, kryesisht nga AKSHI, gjatë viteve të fundit sipas të dhënave të thesarit të përpunuara nga Open Data.
Në këtë skemë përmenden kompani si Soft & Solution dhe Horizon, apo edhe subjekte të lidhura me grupin si First e Gezim Hoxhës dhe Fastech e Andis Papës, për të cilat SPAK ka gjetur prova se kanë qenë pjesë e rrethit të personave që kanalizonin fondet e AKSHI.
Paralelisht me këtë zhvillim, në një tjetër tender të shpallur së fundmi nga AKSHI për “përmirësimin e sistemit të pagesave të e-dëmshpërblimeve”, me fond limit rreth 33 milionë lekë ose rreth 340 mijë euro pa TVSH, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë Data Log dhe Advanced Business Solutions.
Advanced Business Solutions figuron në emër të nënës së Gerond Meçes, i cili i ka kaluar aksionet në mënyrë formale familjarëve të tij.
Kontrata për këtë procedurë parashikon një afat zbatimi prej 33 muajsh, me 9 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje. Oferta fituese për këtë tender ishte rreth 300 mijë euro.
Në dokumentet e tenderit shfaqet edhe firma e drejtuesit të ri të AKSHI, ndërsa procedurat e fundit tregojnë se, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e institucionit, aktorët që shfaqen në tenderët e këtij institucioni mbeten të njëjtët.
Në të njëjtën kohë, tenderi për mirëmbajtjen e sistemit AFMIS u zhvillua në një periudhë kur sistemi financiar i qeverisë nuk funksiononte plotësisht.
Për këtë arsye, Ministria e Financave u detyrua të udhëzonte institucionet që procedurat e prokurimit të vijonin duke marrë numra transaksioni manualisht nga degët e Thesarit.
Në këtë mënyrë, ndërsa hetimet për skandalin e AKSHI vijojnë, tenderët e këtij institucioni vazhdojnë të rikthejnë në skenë të njëjtët emra dhe kompani që kanë qenë pjesë e procedurave të mëparshme të prokurimit publik. /skyweb.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars15:47
Detaje/ 63 emigrantë të huaj gjenden të strehuar në kushte të këqija në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 56-vjeçari, pasi në subjektin që ai administron u gjetën të strehuar dh...
AKTUALITET
14 Mars15:38
Shqetësim në Mbrostar të Fierit/ Gropa për ujërat e zeza pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje
Banorë të zonës së Mbrostar të Fierit kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me punimet për kanalizimet e uj&eu...
AKTUALITET
14 Mars15:29
Strehoi 63 klandestinë me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së, nis hetimi ndaj 56-vjeçarit në Durrës
Policia ka nisur hetimin ndaj një 56-vjeçari në qytetin e Durrësit. Kjo pasi në subjektin që kishte nën administrim u ...
AKTUALITET
14 Mars15:14
Denoncim nga zjarrfikësit: Nuk paguhemi për turnet e natës, festat dhe dietat
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjat news, nga punonjës të shërbimit zjarrfikës, i cili ngre shqetësimin se ...
AKTUALITET
14 Mars14:10
220 milionë euro taksë karburanti në vit, por rrugët me gropa. Ku shkojnë paratë?
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit g...
AKTUALITET
14 Mars13:49
Sherr në Maliq/ Çifti bën për spital 45-vjeçarin, zbardhet motivi
Një çift të rinjsh janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur lehtë pas sulmit fizik një 45-vjeçar. Bur...
AKTUALITET
14 Mars13:01
Dita e Verës në Tiranë nis me konfiskimin e ballokumeve nga 4 policë bashkiakë
Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta dhe më të dashura për shqiptarët, që...
AKTUALITET
14 Mars12:51
Shqiptari i dëbuar nga Franca kërkon ndihmë: Familja ka ngelur atje, më kanë vendosur ndalesë
Istref Selmanllari, është një shqiptar që ka jetuar në Francë deri para pak kohësh, por së fundmi është dë...
AKTUALITET
14 Mars12:36
Doganat dhe Tatimet nisin kontrollet në tregun e karburanteve, aksioni i parë në Elbasan
Administrata Doganore dhe Administrata Tatimore kanë nisur kontrollet në sektorin e karburanteve në kuadër të një plani të p&...