AKTUALITET

Ç'është festa fetare e Rrëshajëve dhe si kremtohet ajo?

n.f Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 09:59
Ç'është festa fetare e Rrëshajëve dhe si
Foto ilustruese

TIRANË- Rrëshajët, një festë e rëndësishme për të krishterët, kujton zbritjen e Shpirit të Shenjtë mbi apostujt e Krishtit pas ringjalljes së tij. Rrëshajët janë një festë e mirëpritur. Jo vetëm të dielën, por edhe të hënën nuk punohet. Shumë e shfrytëzojnë këtë ditë për një pushim të shkurtër, apo takime me miqtë. Kafenetë dhe trenat janë plot.

Nga ana tjetër festa e Rrëshajëve, është më shumë se kaq. Kjo festë është pas Krishlindjeve dhe Pashkëve njëra nga tri festat më të rëndësishme në kalendarin kishtar. "Rrëshajët janë festa e shpirtit të Shenjtë, që mbush dhe lidh të gjithë besimtarët në botë", shkruhet në faqen e kishës protestante gjermane. Rrëshajët janë një festë ndërkombëtare dhe multikulturore e kishës, shkruan katholisch.de.

Origjina e Rrëshajëve në Bibël

Në vende të ndryshme Rrëshajët kanë emra të ndryshëm. Por fjala Pentecoste, që përdoret në disa gjuhë për Rrëshajët, tregon se për çfarë bëhet fjalë. Për një ngjarje, që ka ndodhur në ditën e 50 (greqisht pentecoste) pas festës hebraike të Pesahut, në ditën e falenderimeve, Shavout. Në këtë ditë feste, kur rrugët ishin plot, dishepujt e Jezu Krishtit ishin mbledhur në një shtëpi në Jerusalem. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë 50 ditë pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit përmendet në tri vende në Bibël. Në kapitullin e dytë të veprës të Apostujve thuhet:

Papritmas u ndje një ushtimë nga qielli si shungullimë e një stuhie të fortë dhe mbushi gjithë shtëpinë, ku ata ishin. Nga lart ranë gjuhë si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë dhe zunë vend mbi secilin prej tyre. Dhe ata të gjithë u mbushën me Shpirtin e Shenjtë dhe filluan të flasin gjuhë të ndryshme."

Para 2000 vjetësh në Jerusalem kishte shumë të huaj nga Roma, Kreta, nga Mesopotamia apo Egjipti dhe të gjithë flisnin gjuhët e tyre. Ata u bënë papritur dëshmitarë të një ngjarjeje të habitshme, se dëgjonin dishepujt e Krishtit të flisnin papritur në gjuhët e tyre amtare. Nga kjo mrekulli i Rrëshajëve njerëz të kombeve të tjera mundën të kuptonin predikimet e apostujve. Dishepujt e Jezu Krishtit u shpërdanë pastaj në vende të ndryshme për të përhapur fjalën e tij.

"Rrëshajet janë mrekullia e të kuptuarit, që e kapërcen kufirin. Që nga ai moment grupi i dishepujve e pa veten si popull i Zotit", shkruan portali katholisch.de.

"Për këtë arsye Rrëshajët quhen edhe festa e „krijimit të kishës", thekson në faqen e saj kisha protestante gjermane. Kjo festë kremton Shpirtin e Shenjtë, që zbriti mbi dishepujt e Jezu Krishtit dhe u dha atyre guximin dhe dhuntinë, për të përhapur fjalën e tij në botë".

Traditat e vjetra të festimit të Rrëshajëve?

Kishat në Gjermani i festojnë Rrëshajët me më pak mesha solemne se sa Krishtlindjet dhe Pashkët. Për Rrëshajë ata organizojnë shpesh festa dhe procesione nën qiell të hapur.

Si festë pranverore Rrëshajët kanë të bëjnë me zgjimin e natyrës. Një nga zakonet e bukura, që praktikohen në Bavari, është shëtitja me kuaj të stolisuar nëpër fusha dhe livadhe. Një prift bekon fushat dhe tokën dhe lutet së bashku me besimtarët për të korra të mbara dhe prodhim të bollshëm.

Në rajonin e Mecklenburgut është i njohur bualli i Rrëshajëve. Në zonat rurale buajt zbukurohen dhe stolisen me lule. Dikur festat e Rrëshjeve shërbenin për të lidhur të rinjtë. Vajzat e reja vinin në kokë një kurorë me trëndafilat e Rrëshajëve (Paeonia). Në qendër të festës vihej pema e majit apo pema e Rrëshajeve e stolisur me shirita shumëngjyrësh.

Kur janë Rrëshajët?

Data e Rrëshajëve është e lëvizshme. Ajo varet nga data e Pashkëve, e cila varet nga kalendari hënor. Rrëshajët bien 50 ditë pas Pashkëve, shpjegon kisha protestante gjermane në faqen e saj. Me këtë shpjegohet edhe fjala në greqisht „Pentecoste", e pesëdhjeta ditë pas vdekjes së Krishtit.

Marrë nga DW

rreshaja krishterim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë