AKTUALITET

'Çështja Gjoka'/ Avokati: Hetim i thellë dhe masë pezulluese për gjyqtaren e përfshirë në dënime të mëparshme

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 10:16
'Çështja Gjoka'/ Avokati: Hetim i thellë dhe

Avokati Edmond Petraj, i ftuar sot në "Kafe Shqeto", ka komentuar çështjen e Irena Gjokës, gjyqtares që është përfshirë në një diskutim të nxehtë lidhur me kalimin e saj të vetingut, pavarësisht një dënimi në Greqi. Petraj ka theksuar se, nëse vërtet ekzistojnë fakte të rënda lidhur me verifikimin e procesit të vetingut, duhet të shqyrtohen në themel, duke ngritur pyetje të rëndësishme për përfshirjen e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Janinës.

Avokati ka theksuar se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku Gjoka ka punuar, është një nga gjykatat më të rëndësishme në vend, dhe ka të bëjë me hallka kyçe të pushtetit dhe struktura kriminale. Kjo e bën më të rëndësishme për të shqyrtuar me seriozitet dhe transparencë gjithçka që lidhet me verifikimet dhe kalimin e saj në procesin e vetingut.

Petraj ka bërë thirrje për një hetim të thellë mbi të gjitha vendimet që janë dhënë nga gjyqtarja dhe ka komentuar se Komisioni i Etikës dhe i Mandateve duhet të shqyrtojë gjithçka në themel, për të vendosur nëse janë bërë vendime të drejta dhe pa konflikte interesi.

Në këtë kontekst, Petraj ka sugjeruar që të merret parasysh një masë pezulluese për aktivitetin e saj si gjyqtare, derisa të zhvillohet një hetim i plotë dhe transparencë për të siguruar integritetin e sistemit të drejtësisë.

Deklarata e plotë:

"Kemi vetëm vendimin dhe në raste të tilla mendoj që fillohet direkt edhe një pjesë e një çështje penale, kështu që do të duhet të merren me letërporosi e gjithë praktika.

E para njëherë që ka qenë detyrë e komisionerit të bënte verifikimet edhe mbi deklarimin. Ka qenë detyrë edhe e inspektoriatit që të bënte verifikimin, se janë edhe disa institucione të tjera që e kanë për detyrë.

Ja u shpreha që nëse ekzistojnë me të vërtetë këto fakte të rënda që është megjithëmend përpara kësaj situate, cënohet rëndë i gjithë procesi i vetingut në përgjithësi dhe shikohet në themel se si ka kaluar kjo gjyqtare procesin dhe që është kualifikuar për të vazhduar karrierën si gjyqtare.

Aq më tepër që kemi të bëjmë me një gjyqtare të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është një nga gjykatat më të rëndësishme sot në vend, e cila prek hallkat më të rëndësishme të pushtetit, ashtu edhe për situatën e qëndrueshmërisë jetike duke qenë se kemi pjesë të krimit të organizuar dhe struktura, grupe të strukturuara e të tjera e të tjera.

Pra, atë që unë dua të them, nuk e di a më mirëkupton, është që duhet parë çfarë ka verifikuar Prokuroria e Përgjithshme, apo është në kushtet e një vendimi të vetëm, apo ka marrë një dosje, një fashikull nga Prokuroria e Janinës për të verifikuar e ka verifikuar apo jo pjesën e themelit? Sepse nëqoftëse kapemi vetëm te njëri vendim, mendoj që ka vend për procedim të thellë, hetim të thellë, aq më tepër që duhet marrë edhe dosja.

Unë kësaj pike i qëndroj, nuk është se unë vë në dyshim atë për të cilën Genci ka folur, e ka diskutuar, e ka komunikuar e të tjera e të tjera.

Kjo mendoj që do të ndodhi dhe derisa të shqyrtohet ndoshta në themel e gjithë kjo situatë, Flavio, mendoj që do të kemi një masë pezulluese për pjesën e vazhdimit të aktivitetit të saj si gjyqtare në gjithë këtë kohë, por do ngelet për t'u parë te mbledhja dhe çfarë ka ai Komisioni i Etikës dhe i Mandateve që e ka vetë institucioni brenda të cilës gëzon.

Që do e shikojë gjithçka në themel. Për këtë, domethënë pjesën tjetër, për të cilën ti më pyet se si do të vejë pjesa e atyre vendimeve që janë dhënë, ato patjetër që përbëjnë një element shkaku, sepse kemi një gjyqtar që ka dhënë vendim apo pjesë të trupës gjykuese që e bëjnë të cënueshëm dhe të pabesueshëm procesin, e bëjnë në konflikt interesi, por që mendoj që vendimet, vendimet do të kalohen në shqyrtim themeli që kemi dhënë vendim të drejtë apo jo.

Mendoj që kjo do të ndodhë, nuk është se pritet diçka më ndryshe, si e mendoj unë në këto momente me këtë argument që kemi në këto momente, sepse nuk kaq material kemi dhe kaq diskutojmë, sepse gjërat kanë rrjedhur".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?