
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre. Mësohet se mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e premte më 12 dhjetor 2025. Kushtetuesja argumenton se shtyrja është bërë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe prej kërkesës së disa prej anëtarëve të saj.
Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej këtë të enjte më 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Dhjetor16:23
Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën për fondet IPARD
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndë...
AKTUALITET
3 Dhjetor16:17
Aksident i rëndë në Koplik, katër të lënduar dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës
Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dh...
AKTUALITET
3 Dhjetor16:02
Rama zhduku kampusin e universitetit të Tiranës, në 2019 Rama-Veliaj prezantuan projektin
Kolegji i Europës në Shqipëri po ndërtohet me 17 milionë euro që ishin destinuar të përdoreshin për të nd&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor15:40
SPAK zbardh skemën e zhvatjes me tenderët e AKSHI: Verifikim faturave drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet së bëri “hinkën”
SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në...
AKTUALITET
3 Dhjetor15:30
“Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet
Në 2024-n, ekonomia shqiptare ruajti një rritje rreth 4%, por burimet e saj janë zhgënjyese. Rritja nuk u mbështet te prodhimi,...
AKTUALITET
3 Dhjetor15:25
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, pamjet e autorëve teksa dalin nga parkimi (VIDEO)
Janë publikuar pamjet kur autorët dalin nga parkimi me automjetin me të cilët autorët kryen vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla...
AKTUALITET
3 Dhjetor15:15
Kultivuan marijuanë në një depo të boshatisur në mes të pyllit, arrestohen katër shqiptarët në Itali
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, pasi kultivonin marijuanë në një depo të boshatisur në mes të pyllit. E...
AKTUALITET
3 Dhjetor14:59
Rruga Kukës–Kalimash drejt kolapsit/ Ura 37 metra në rrezik shembjeje, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shëmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. N...
AKTUALITET
3 Dhjetor14:12
Gropë 10 metra e thellë pranë banesave, banorët në panik: Po na afrohet çdo ditë
Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa dit&e...
AKTUALITET
3 Dhjetor14:08
Babë e bir humbin jetën njëri pas tjetrit, të riut i pushoi zemra disa orë pasi i dha lamtumirën të atit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfisht&eum...