Bie numri i nxënësve në Vlorë: Këtë vit u regjistruan edhe fëmijë nga Ukraina
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur një sërë problematikash në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke theksuar mangësi në mbledhjen e të ardhurave, kontrollin e mallrave dhe zbatimin e procedurave.
Sipas auditimit për vitin 2024, të ardhurat doganore kanë rezultuar më të ulëta se plani, kryesisht për shkak të mosrealizimit nga TVSH-ja në import, akcizat, renta minerare dhe taksat doganore.
Sipas të dhënave të raportit, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën e kontrollit dhe verifikimit të mallrave. Në disa raste, dokumentacioni i importit dhe eksportit nuk ka qenë i plotë, duke munguar certifikatat e origjinës ose informacioni i detajuar për mallrat, si kodi tarifor dhe karakteristikat teknike. Kjo ka sjellë vështirësi në përllogaritjen e saktë të taksave.
Auditimi evidenton gjithashtu raste të deklarimeve të pasakta për mallrat, përfshirë produkte si qumështi, lëndët djegëse dhe materiale të tjera, ku pagesat nuk përputheshin me klasifikimin real. Në disa raste mungonin edhe analizat laboratorike për të verifikuar përbërjen dhe cilësinë e mallrave.
Probleme janë gjetur edhe në përjashtimet nga TVSH-ja. Sipas KLSH-së, janë dhënë autorizime pa dokumentacion të plotë, pa verifikime në terren dhe pa prova të qarta për investimet që justifikojnë këto përjashtime.
Nga këto mangësi, auditimi ka identifikuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit dhe efekte negative në administrimin e fondeve publike në vlerën totale prej 5.72 miliardë lekë. Po ashtu, janë evidentuar edhe 1.88 milionë lekë të ardhura të munguara nga gabime në llogaritjen e detyrimeve dhe gjobave.
Edhe në luftën kundër kontrabandës janë konstatuar dobësi. Kontrollet nuk janë shoqëruar gjithmonë me masa ndëshkuese të plota, ndërsa disa shkelje janë trajtuar si neglizhencë, duke ulur efektin e tyre.
Në degët doganore, situata paraqitet e ngjashme. Në Durrës janë konstatuar shkelje me efekt financiar negativ prej 1.79 miliardë lekë, ndërsa në Rinas rreth 46.7 milionë lekë. Problemet lidhen me klasifikimin e gabuar të mallrave, llogaritjen e pasaktë të taksave dhe mungesën e kontrollit të plotë, përfundon raporti. /ekofin.al
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Do...
Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për njehsimin e praktikës gjyqësore lidhur me kushtet dhe kriteret për aplikimin e mas&eu...
Tatimet: Edhe 27 ditë kohë për zbatimin e pagesave cashless me POS në disa sektorë Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati pë...
Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën...
Aksidenti i rëndë që la pas dy viktima të mitur dhe një të tretë të plagosur rëndë, ka ndezur një debat...
Një lajm i mirë vjen pas tronditjes që përjetoi qyteti i Durrës një ditë më parë, ku sipas burimeve nga bluzat e ...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja, lidhur me aksidentin që la pas dy viktima të mitur dhe një tjetër të ...
Autoritetet greke kanë arrestuar 11 persona pas përleshjes së përgjakshme që la dy të vdekur në Burgun e Nigritës, n&e...
Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar shoferin, i cili një ditë më parë shkaktoi një aksident tragjik, duke i marrë...
Transformimi i sektorit call center në një industri masive të mashtrimit financiar në Shqipëri po rrezikon të kriminalizojë...