AKTUALITET

Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj

n.f Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 14:31
Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë
Foto ilustruese

TIRANË- Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 lek krahasuar me ditën e martë. Ky është niveli më i lartë i kursit euro-lek që prej fillimit të shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të tregut valutor, rritja e kursit të këmbimit të euros ka ardhur për shkak të kërkesave të larta për blerje nga disa banka të veçanta të sektorit. Në përgjithësi, blerjet e valutës bëhen për të plotësuar nevojat e klientëve, por në raste të veçanta bankat mund të blejnë për llogari të tyre, si për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë përtej niveleve të lejuara rregullatore, apo qoftë edhe në funksion të nevojave tyre të drejtpërdrejta.

Për shembull, në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga një bankë solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.

Ashtu siç ka ndodhur në mënyrë periodike në vitet e fundit, shtimi i kërkesës për euro sjell menjëherë një rritje të fortë të kursit të këmbimit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me përmasat e vogla të tregut valutor në vend, që në këto raste duket se përfshihet edhe nga një lloj paniku. Megjithatë, në të kaluarën këto rritje të kursit të euros kanë patur një trajektore afatshkurtër dhe tregu është qetësuar në një horizont kohor disa ditor.

Leku në vitet e fundit është forcuar vazhdimisht në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim, sipas Bankës së Shqipërisë, i detyrohet përmirësimit të bilancit të pagesave, në veçanti rritjes së prurjeve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka marrë një mbështetje shtesë edhe nga politika fiskale shtrëngues e ndjekur nga qeveria shqiptare, me një balancë buxhetore që ka qenë në suficit për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit.

Forcimi i lekut vlerësohet se ka ndihmuar në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe ka qenë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në rënien e inflacionit në periudhën 2023-2024. Nga ana tjetër, forcimi historik i lekut ka ndikuar negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, me dëme të mëdha veçanërisht në aktivitetet e fasonerisë.

Një rritje e shpejtë e kursit të Euros mund të shtrojë rreziqe të mëdha për ekonominë, siç nënvizon raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Forcimi i euros do të shtonte presionet inflacioniste dhe do të krijonte vështirësi për huamarrësit me kredi në monedhën europiane dhe me të ardhura në lekë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë