AKTUALITET

Euro U21 organizohet nga Serbia dhe Shqipëria/ "Plisat": Akt i turpshëm dhe antikombëtar! FSHF të mos e shesë dinjitetin e kombit tonë për interesa të ngushta

r.ll Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 22:58
Euro U21 organizohet nga Serbia dhe Shqipëria/ "Plisat": Akt i
foto e postuar nga plisat

TIRANË- Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027. Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me këtë, sot ka ardhur një reagim dhe nga grupi "Plisat" nga Prishtina, një nga grupet e tifozëve që kanë treguar mbështetje të zjarrtë për Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj në vite. 

Reagimi i tyre ka nisur duke e cilësuar vendimin për organizimin e Europianit nga Shqipëria dhe Serbia si "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar." Grupi thotë se Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson dhe ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar.

"Plisat" i janë drejtuar dhe drejtuesit të FSHF, Armand Dukës, duke thënë se me këtë vendim nuk shlyhet historia, ndërsa shtojnë se mbyllën sytë para veprimeve të serbëve në luftën e fundit në Kosovë, ku humbën jetën mijëra njerëz, u dhunuan mijëra gra dhe u dogjën prona të shqiptarëve. Grupi kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit ta rishqyrtojë këtë vendim dhe të tërhiqen "nga akti më i turpshëm në histori të sportit shqiptar dhe të mos e shesë dinjitetin tonë kombëtar për interesa të ngushta." Sipas tyre sporti duhet të na bashkojë, por jo duke na detyruar të harrojmë gjakun dhe dhimbjen. tonë. 

REAGIMI I PLOTË: 

REAGIM I GRUPIT "PLISAT" NDAJ AKTIT MË TË TURPSHËM NË HISTORINË E SPORTIT SHQIPTAR

Fatmirësisht jeni pak, por fatkeqsisht jeni me ndikim të madh në atë Shqipërinë tonë të zemrës. Jeni pak ju që keni komplekse inferioriteti ndaj shkijeve e ndaj ballkanasve tjerë, por sherrin e keni të madh sepse jeni në pozita të larta.
Është shkrim pak më i gjatë ky, por jo aq sa dhimbjet tona. As sa krenaria jonë. Andaj ju lusim te ndani pak kohe që ta lexoni.  Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar.

Askush nuk ju dha mandat t’i rehabilitoni kriminelët. Askush nuk ju dha mandat të shkelni mbi dinjitetin tonë. Por ju keni mandat ta përcjellni futbollin. E kur e bëni punën tuaj, si nuk ju bie në sy asnjë akt antishqiptar nëpër stadiumet e “partnerëve” tuaj? Si nuk ju bijnë në sy flamujt anti Kosovë, anti Shqipëri, koreografitë e shkijeve duke u zotuar që do ta bëjnë namin kur të kthehen në Kosovë? Atyre ua kemi dhënë përgjigjen e merituar gjithmonë, herën e fundit kur u futën ne Banjskë para 1 viti e gjysmë, kur i lanë të vdekur shokët e tyre e ikën malit si lepujt, por sot vendosëm t’ua japim juve përgjigjen e parë, këtu të shkruar, për aktin tuaj të turpshëm. z.Duka, me një të rënë të lapsit e me një nënshkrim tuajin, nuk shlyhet historia e aq më pak krenaria e dhimbjet tona, POR ju sigurojmë që ne lëndohemi shumë.

E kush jemi ne? Jemi populli shqiptar, i cili gjithandej trojeve ju shikon me habi e mëri se si kur nënshkruat me partnerët Tuaj, nuk i kujtuat veprimet e tyre vetëm në luftën e fundit, ku ndaj nesh i kanë kryer hiç më pak se: 15,000 vrasje të civilëve, mbi 20,000 dhunime të grave; kanë djegur mbi 40% të pronave të shqiptarëve; kanë zhdukur mbi 6000 shqiptare, rreth 1600 prej të cilëve ende nuk dihet ku janë; kanë kryer mbi 400 masakra, të dokumentuara; kanë plaçkitur pronat privat e publike të shqiptarëve të Kosovës; etj etj.

Por dëshira e tyre për gjakpirje e plaçkitje as nuk ka filluar me luftën e fundit, e as nuk ka përfunduar me të njejtën.
Sporti mund të jetë një urë lidhëse mes popujve, por jo kur ai përdoret për të normalizuar padrejtësinë, fashizmin, fajin e borxhin e shtetit më gjenocidal të Ballkanit.

Ne nuk mund të heshtim përballë një padrejtësie të tillë. Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit ta rishqyrtojë këtë vendim, të tërhiqen nga akti më i turpshëm në histori të sportit shqiptar dhe të mos e shesë dinjitetin tonë kombëtar për interesa të ngushta.

Sporti duhet të na bashkojë, por jo duke na detyruar të harrojmë gjakun dhe dhimbjen tonë. Janë dy mënyra për ta kujtuar historinë e popullit tonë. Njëra është përplot dhimbje e vuajtje, tjetra përplot krenari e nder. Asnjërën nuk do të mund ta shkelni ju. Me asnjë organizim tuajin, me asnjë vëllazëri tuajën me gjaksin tonë.

JO MBI GJAKUN E SHQIPTARËVE!

NE NUK HARROJMË, NE NUK FALIM!

Ndërkohë Shqipëria, ashtu edhe Serbia, janë përballur me sanksione nga UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve mes tifozëve. Më 2014 në Beograd ndodhi një incident gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, kur një dron me flamurin e "Shqipërisë së Madhe" hyri në stadium, gjë që nxiti një përleshje mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndaj tifozëve.

Pavarësisht këtyre incidenteve, federatat e Shqipërisë dhe Serbisë u bënë bashkë vitin e kaluar dhe planifikuan organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit. Për këtë kampionat kërkohen tetë stadiume, ku do të luhen 31 ndeshje. UEFA tha se ndeshja hapëse e kampionatit do të mbahet në Serbi, ndërsa ndeshja finale në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë