AKTUALITET

Euro vazhdon rënien, i drejtohet kufirit të 99 lekëve

n.f Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 22:45
Euro vazhdon rënien, i drejtohet kufirit të 99 lekëve
Foto ilustruese

TIRANË- Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit dhe po i drejtohet kufirit të 99 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 99.28 lekë, duke shënuar një minimum të ri historik. Rënia vjetore e kursit të euros po shpejtohet përsëri dhe ka arritur tashmë në 6.7%. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se në ditët e fundit kërkesa për euro paraqitet edhe më e ulët.

Edhe dollari amerikan ka vijuar më tej rënien dhe u këmbye të martën me 89.12 lekë dhe ngelet në nivelet më të ulëta të 15 viteve të fundit. Banka e Shqipërisë arriti ta mbante kursin e këmbimit të euros sipër nivelit të 100 lekvë deri në muajin gusht. Por, tërheqja e Bankës Qendrore ka rikthyer presionet nënçmuese mbi euron, në vijimësi të tendencës së viteve të fundit.

Euro po zhvlerësohet për shkak të ofertës së lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet sidomos me turizmin dhe investimet e huaja. Përveç vlerave të larta të investimit në pasuri të paluajtshme në vitet e fundit, një risi e këtij viti është rritja e investimeve të portofolit. Këto investime konsistojnë kryesisht në blerjen e titujve të borxhit të qeverisë shqiptare nga investitorë të huaj.

Për 6-mujorin 2024, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, gjithashtu niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e invesimeve të huaja direkte e ka tejkaluar me 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Ndërkohë, edhe politika fiskale e qeverisë vazhdon të mbështesë forcimin e lekut, duke tkurrur ofertën e monedhës vendase në treg. Në fund të 7-mujorit, suficiti buxhetor arriti një rekord për periudhën, në vlerën e 55 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar.

Deri tani, forcimi i paprecedent i lekut në kursin e këmbimit ka ndihmuar në uljen e ndjeshme të inflacionit dhe të borxhit publik në valutë të huaj. Në përgjithësi, subjektet me të ardhura në lekë dhe shpenzime në valutë kanë patur përfitime në bilancet e tyre, duke përfshirë qeverinë shqiptare, importuesit e mallrave dhe shëbrimeve dhe huamarrësit vendas në valutë të huaj.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i lekut ka dëmtuar eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, ka ushtruar presone rritës embi çmimet e pasurive të paluajtshme, si edhe ka ulur vlerën e kursimeve në valutë të publikut./ Monitor

euro bsh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë