Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2007, sipas Eurobarometrit Standard për Pranverën 2025, i publikuar të mërkurën. Sondazhi përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezultatet tregojnë kontraste të forta: Mal i Zi dhe Shqipëria shënojnë nivelet më të larta të besimit ndaj BE-së, ndërsa Serbia renditet në fund të listës.
Sondazhet u zhvilluan në secilin vend gjatë muajve mars dhe prill 2025. Sipas rezultateve, 52% e qytetarëve të BE-së priren t’i besojnë BE-së, niveli më i lartë që nga viti 2007. Ndërkohë, 43% e qytetarëve të BE-së kanë një imazh pozitiv për BE-në, ndërsa 38% kanë një imazh neutral dhe 18% një imazh negativ. Po ashtu, 62% e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen e BE-së.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, 83% e qytetarëve të Malit të Zi priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 17% priren të mos i besojnë. Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës gjithashtu tregojnë një nivel të lartë besimi ndaj BE-së – përkatësisht 80% dhe 79%. Besimi në BE është më i ulët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje – Hercegovinë, por sërish qëndron mbi 50%. Në Maqedoninë e Veriut, 54% e qytetarëve thonë se priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 42% priren të mos i besojnë. Në Bosnje – Hercegovinë, 58% besojnë në BE dhe 37% nuk i besojnë.
Në Serbi, nga ana tjetër, vetëm një pakicë e popullsisë ka besim në BE – 37%, ndërsa 57% thonë se priren të mos i besojnë. Sa i përket anëtarësimit në BE, situata në rajon është e ngjashme. Më shumë se 80% e qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë besojnë se anëtarësimi do të ishte një gjë e mirë.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje – Hercegovinë, kjo përqindje është mes 50% dhe 60%, ndërsa në Serbi, vetëm 34% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të ishte i mirë, ndërsa 32% besojnë se do të ishte një gjë e keqe. Qytetarëve të BE-së iu drejtua pyetja nëse do të mbështesnin “zgjerimin e BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme”. Në të gjithë BE-në, 54% e qytetarëve e mbështesin këtë politikë, ndërsa 39% janë kundër.
Zgjerimi i BE-së gëzon mbështetje shumicë në shumicën e shteteve anëtare, por shumica e qytetarëve të Gjermanisë dhe Austrisë e kundërshtojnë atë. Në të dy vendet, 42% e qytetarëve janë pro zgjerimit, ndërsa 53% janë kundër. Në Francë, 41% e qytetarëve janë pro zgjerimit dhe 49% janë kundër, megjithëse numri i kundërshtarëve ka rënë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm./ Monitor
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë...
TIRANA- Ka vijuar dëshminë si bashkëpunëtor i drejtësisë në GJKKO Erion Alibej tejsa ka rrëfyer periudhën ku...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme pena...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë...
DURRËS- Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në burgun e Durrësit. Bëhet e ditur se nga kontrollet janë kapur ...
FIER- Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”. Mësohet se një automjet me drejtues shte...
ITALI- Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, në një intervistë së fundmi është shprehur se që kur Ilaria u vra i das...
TIRANË- Një sherr për toka ka ndodhur mes disa personave në Tiranë. Si pasojë e sherrit policia ka vënë në pranga...
KAKAVIJË- Autoritetet në Kakavijë kanë sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të fals...