
Më 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi për DW se po ndjek nga afër zhvillimet në zonën e mbrojtur të Pishë-Poro–Nartës dhe theksoi se standardet e BE-së duhet të merren plotësisht në konsideratë në këtë projekt. Ndërkohë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi se Shqipëria duhet të shmangë veprime që mund të cenojnë përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27 dhe se pret që autoritetet shqiptare “të veprojnë pa vonesë”.
Të hënën, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se “do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen”. Deklarata kundërshtohet nga organizata mjedisore EcoAlbania, e cila argumenton se procedurat mjedisore duhej të paraprinin çdo ndërhyrje në terren dhe jo të ndiqnin punimet e nisura.
Asnjë nga elementet e zhvillimit të qëndrueshëm
Në një intervistë për DW, Annette Spangenberg, drejtuese e sektorit të ruajtjes së natyrës në organizatën ndërkombëtare EuroNatur, thotë se zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE-ja ka ngritur prej kohësh për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. “Në rastin e këtij projekti, asnjë nga elementet e zhvillimit të qëndrueshëm nuk është demonstruar në mënyrë bindëse” – thotë Spangenberg.
Pse projekti i Zvërnecit ka tërhequr vëmendje përtej Shqipërisë?
Zona e Pishë Poro–Nartës është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë dhe një nyje e rëndësishme për shpendët migratorë përgjatë korridorit të Adriatikut. Për këtë arsye, dëmtimi i habitateve në këtë zonë ngre shqetësime që shkojnë përtej Shqipërisë, veçanërisht në një kohë kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në shtator të vitit të kaluar Bashkimi Evropian miratoi Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 4, i cili përfshin kritere të lidhura me Kapitullin 27 për mjedisin. Ky pozicion kërkon që Shqipëria të shfuqizojë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, , të cilat lejojnë zhvillime turistike luksoze brenda këtyre zonave dhe të sigurojë që projektet e reja të vlerësohen në përputhje me standardet e BE-së. Gjithashtu, kërkohet rishikimi i Ligjit për Statusin e Investitorit Strategjik.
Zhvillimet e fundit në Pishë Poro–Nartë tregojnë se shqetësimet e ngritura nga BE-ja nuk janë më thjesht rreziqe potenciale, por po materializohen në terren. Aktualisht mungojnë transparenca, vlerësimet e ndikimit dhe konsultimet publike. Kjo përbën një shkelje serioze të legjislacionit për mbrojtjen e natyrës dhe të angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Shqipëria nuk ka respektuar procedurat
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Nartë është tashmë sit kandidat i rrjetit Emerald në kuadër të Konventës së Bernës dhe konsiderohet pjesë e ardhshme e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Për këtë arsye, çdo ndryshim në gjendjen e tij duhet t’u nënshtrohet procedurave të posaçme që fatkeqësisht, Shqipëria nuk i ka respektuar,” – thotë Spangenberg.
Sitet Natura 2000 dhe Emerald i nënshtrohen një regjimi të rreptë mbrojtjeje, që kërkon parandalimin e degradimit të habitateve natyrore dhe habitateve të specieve, si dhe kryerjen e vlerësimeve të plota të ndikimit për çdo projekt që mund të prekë biodiversitetin.
“Kur ka një plan projekt në këto zona, autoritetet kombëtare dhe zhvilluesit e duhet të ndjekin një procedurë të posaçme përpara miratimit të tij. Kjo procedurë përfshin, ndër të tjera, kryerjen e vlerësimeve të plota dhe të përshtatshme të ndikimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin. Sipas njohurive tona, një proces i tillë nuk është ndjekur aktualisht në rastin e Nartës.” – thotë Spangenberg.
Organizatat ndërkombëtare mjedisore dhe projekti i Zvërnecit
EuroNatur vazhdon të jetë e angazhuar për të siguruar që Pishë Poro–Narta dhe zonat e tjera të mbrojtura në Shqipëri të ruajnë nivelin e mbrojtjes që meritojnë dhe që kuadri ligjor të zbatohet në mënyrë efektive.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë në Shqipëri, duke mbështetur dialogun publik, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e aktorëve të ndryshëm në proceset e hartimit të politikave dhe të ruajtjes së natyrës në nivel kombëtar.
Gjithashtu, do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje për harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave me standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore të vendit.” – thotë Spangenberg.
Ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura
Shqipëria ka ndryshuar legjislacionin për të lejuar investime strategjike turistike në zonat e mbrojtura. Nga këndvështrimi i ruajtjes së natyrës zhvillimi më i fundit dhe më shqetësues lidhet me ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke lejuar përdorimin e makinerive të rënda dhe ndërtimin e resorteve turistike luksoze brenda zonave të mbrojtura. “Këto ndryshime kanë dobësuar ndjeshëm funksionin mbrojtës të ligjit, duke e bërë atë praktikisht të paaftë për të përmbushur qëllimin për të cilin është hartuar.” – thotë Spangenberg.
Një tjetër çështje problematike lidhet sipas Spangenberg me Ligjin për Investimet Strategjike, i cili u krijon mundësi investitorëve të shmangin ose të përshpejtojnë disa procedura administrative dhe mekanizma kontrolli, përfshirë ato që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. “Ajo që duhet pasur parasysh është se ajo që po ndodh sot në Nartë mund të ndodhë nesër në çdo zonë tjetër të mbrojtur në Shqipëri. Prandaj, nuk bëhet fjalë vetëm për një problem lokal, por për një çështje më të gjerë që lidhet me dobësimin e kuadrit ligjor të krijuar për mbrojtjen e këtyre territoreve.” – thotë Spangenberg.
A mund të bashkëjetojnë zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës?
Mbështetësit e projektit argumentojnë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të bashkëjetojnë. Po cilat kushte duhet të plotësohen që një ekuilibër i tillë të jetë i besueshëm në Pishë Poro–Nartë?
“Pishë Poro–Narta është një nga shumë zonat e mbrojtura në Shqipëri që janë shpallur mbi të gjitha për të mbrojtur natyrën dhe speciet që jetojnë në to. Çdo zhvillim që propozohet në këto territore duhet të respektojë këtë parim themelor. Projekti i planifikuar për këtë zonë bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet ligjore dhe me vetë qëllimin për të cilin ekzistojnë zonat e mbrojtura.” – thotë Spangenberg.
Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm nënkupton marrjen në konsideratë të interesave të komuniteteve lokale që preken nga projekti, analizimin e qartë të përfitimeve dhe kostove, shqyrtimin e alternativave të mundshme, mbrojtjen e natyrës dhe integrimin e projektit në një vizion strategjik e afatgjatë për territorin.
Sipas Spangenberg “në rastin e këtij projekti, sipas vlerësimit tonë, asnjë nga këto elemente nuk është demonstruar në mënyrë bindëse.”/DW
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Qershor12:11
Ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali
Pas tre ditësh betejë për jetën në spital, Samir Fermaca, 21-vjeçari me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë si...
AKTUALITET
17 Qershor12:09
DETAJE/ Ylli Murati plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, i vëllai me të shkuar të errët
Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë...
AKTUALITET
17 Qershor12:07
Detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se he...
AKTUALITET
17 Qershor11:46
Goditja e SPAK/ Si ranë markat më të mëdha të hoteleve botërore në grackën e parave të drogës?
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë n...
AKTUALITET
17 Qershor11:27
Bordi i Transparencë publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend.
Çmimi i naftës ka pësuar nj&eum...
AKTUALITET
17 Qershor11:21
EMRI/ Plagosi dy persona në Paskuqan, arrestohet pas dy javësh 41-vjeçari!
Policia e Tiranës njoftoi sot (17 qershor) se ka arrestuar një 41-vjeçar të akuzuar për plagosje të dyfishtë, ngjarje e n...
AKTUALITET
17 Qershor10:11
U rrëzua teksa po lëvizte me motor uji, vijojnë kërkimet në Liqenin e Ulzës për 37-vjeçarin e zhdukur
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Armando Zajsi nga Laçi, që humbi jetën dy dit&...
AKTUALITET
17 Qershor09:51
EMRAT/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i tregtimit të kokainës, 9 të arrestuar dhe 4 në kërkim! Sekuestrohen edhe armë
Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregëtinë e kokainës në zonat e Athinës, u ...
AKTUALITET
17 Qershor09:43
Dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, dyshimet e para
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua jan...
AKTUALITET
17 Qershor08:05
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë.
Ndërk...