Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
TIRANË- Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali. Atyre u bënte përshtypje se qumështi e kosi ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.
Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.
Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane. Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.
Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane. Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane. Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.
Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE. Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj. Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.
Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë k&...
foto ilustruese TIRANË- Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiran&e...
TIRANË- Gazetarja Glidiona Daci dhe Klodiana Lala kanë folur për vrasjen e Martin Canit. Daci e ftuar në emisionin ‘Open&r...
Klodian Lala TIRANË- Gazetarja Klodian Lala ka folur për vrasjen e Martin Canit, ku tha se prindërit e tij janë në të drejt&e...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshati Libonik. M&e...
"Mondi" GREQI- Policia greke ndërmori ditën e djeshme një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal të përfsh...
karabinieret ITALIA- Dy 18-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi po tentonin të...
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Vladimir Novoviç...
SHBA- Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata ...
TIRANA- Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Mësohet se mbyllja e në regjimine ashpër e &Cce...