AKTUALITET

Falsifikonte dokumente e vula të institucioneve shqiptare dhe të huaja, dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin në Korçë

M.B. Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 12:35

Falsifikonte dokumente e vula të institucioneve shqiptare dhe të

KORÇA- Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i cili akuzohet se kishte një laborator për prodhimin e dokumenteve të flasifikuara. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se 58-vjeçari akuzohet për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.

Prokuroria shton se nga hetimet u provua se i akzuari dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.

Ai falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.

Njofitmi:

Falsifikonte dokumente, diploma, letërnjoftime, pasaporta e vula, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasin A.R. për ‘laboratorin e prodhimit të dokumeteve të falsifikuara’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147/1 të vitit 2023, rezultoi se shtetasi A.R. në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprimtari të paligjshme në fushën e falsifikimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, provoi se ky shtetas dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.

Ky shtetas, falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.

Me kërkesë të prokurorisë u kryen edhe veprime simuluese për blerjen e dokumenteve false kundrejt pagesës dhe pas marrjes, dokumentet iu nënshtruan ekspertimit teknik nga ku u vërtetua edhe fakti se ato ishin false.

Nga hetimet rezultoi se pasi kryhej procesi i falsifikimit, dyshohej se këto porosi i dorëzoheshin shtetasit B.D, i cili kryente rolin e ndërmjetësit duke bërë të mundur dhe kontaktin fizik me porositësin si dhe marrjen e pagesës prej tyre. Për këtë shërbim ndërmjetësimi, ky shtetas mbante një pjesë të pagesës ndërsa pjesa tjetër i shkonte falsifikatorit.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën printera, kompjutera, prerëse dokumentash, vula të improvizuara, pasaporta të shteteve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dokumenta të ndryshme të falsifikuara, bojra për printera, etj. Prokuroria sekuestroi vula të shumta në gjuhë të ndryshme, celularë, laptopë, skanera dhe printera e pajisje për stampime e pulla të ndryshme. Po kështu u sekuestruan pasaporta të shumta të shtetasve amerikanë, francezë, grekë, kanadezë, bullgarë, Italianë e shqiptarë, etj të cilat më pas rezultuan të vjedhura ose të humbura dhe përdoreshin si model për të kryer falsifikimin

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në përfundim se shtetasi A.R. ka falsifikuar një sasi të madhe leje drejtimi, leje qëndrimesh të shteteve të ndryshme, certifikata të aftësimit profesional, karta shëndeti për shtete të huaja si dhe një sasi mjaft të madhe letërnjoftimesh e pasaportash shqiptare dhe të shteteve të ndryshme.

Në rastin konkret, rezulton se shtetasi A. R., ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës.

Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi, rezulton se shtetasi A. R. ka konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave shkollore”, tre herë, parashikuar nga neni 187/1, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 189/2 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 190/2 i K.Penal, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 191/2 i K.Penal, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b/1 i Kodit Penal.

korca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë