AKTUALITET

"Çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju"/ E hodhi nga shkallët pasi i vrau nënën, zbardhet DËSHMIA E PLOTË e Klementin Islamajt: Babai më goditi dhe kërcënoi

r.ll Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 13:12
"Çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju"/ E
klementin islamaj

KONISPOL- Një tragjedi në familje tronditi Konispolin pak ditë më parë, ku 69-vjeçar Hysen Islamaj vrau me sëpatë gruan e tij Shano Islamaj, 66 vjeç. Pasi mori vesh ngjarjen e rëndë djali i çiftit, Klementin Islamaj ka shtyrë të atin nga shkallët, ku si pasojë humbi jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, 41-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e plotë e tij në polici ku ka shpjeguar sërish se nuk e kishte qëllim ta vriste, por ta largonte nga vetja pasi ai i ka kërcënuar se do t'ju bënte të njëjtën gjë si bashkëshortes. 

Ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe pëkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore.

DËSHMIA E PLOTË: 

Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi Hysen dhe Shano Islamaj dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time.

Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorrin tim, të markës “Modena”, me ngjyrë të zezë, dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i shtetasit Serjan Myrto, pasi e kisha lënë me shokun tim Erjon Domeri nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.

Kur kam shkuar tek lokali, Erjonin e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit Adelina Myrto. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi Nuri Tushi, i cili u ul së bashku me ne në tavolinë.

Pas rreth 2-3 minutash që Nuriu u ul në tavolinë me ne, kam dëgjuar zhurma, si të bërtitura njerëzish, që vinin nga drejtimi i shtëpisë sime. Nuk arrita dot ta fiksoj se kush pjesëtar i familjes ishte duke bërtitur. U shqetësova nisur nga fakti që dhe shoku im Erjoni më tha që këto zhurma vijnë nga shtëpia ime.

Menjëherë mora motorrin tim dhe jam nisur për tek shtëpia ime. Kur arrita tek shtëpia, në oborrin e saj, nuk ishte asnjë person. Lashë motorrin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte.

Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës.

Kam fiksuar që aty pranë u ndodh dhe më dëgjoi shtetasi Ilirjan Avdiu, banor i fshatit Shalës, i cili ishte së bashku me shtetasin Izet Dauti. Pas thirrjeve të mia për ndihmë, të parët në banesë kanë ardhur shtetaset Mira Tushi dhe Mejdi Domeri dhe pas tyre shumë banorë të fshatit dhe familjarë të mij. Dua të them se personave që erdhën për të ndihmuar u kam pohuar se babai im kishte vrarë nënën time, ndërsa për babanë nuk mbaj mend në i kam thënë gjë apo jo.

Përsa u përket konflikteve në familje, deklaruesi ka pohuar faktin se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij Shano Islamaj për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor”.

klementin islamaj hysen islamaj konispol

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë