AKTUALITET

Çfarë do të thotë për Kosovën pezullimi i dialogut strategjik me ShBA-në

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 23:09
Çfarë do të thotë për Kosovën pezullimi i

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën po shihet si shqetësues për vendin.

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës po e akuzojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po cenon dhe rrezikon seriozisht aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, që nga ardhja në pushtet e Kurtit ka pasur përshkallëzim të raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në anën tjetër, edhe profesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se vendimi i ShBA-së është negativ për vendin, si dhe kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të ndryshojë qasjen në mënyrë që dialogu strategjik me ShBA-të të rikthehet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë njoftoi të premten se kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak, siç thuhet, të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë. 

Reagimi i ShBA-së vjen në kohën kur Kurti ka adresuar një varg kritikash ndaj Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si dhe qeveria në detyrë ka mbyllur disa struktura paralele serbe në Kosovë, për çka të shtunën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar i heshtur prej të premtes kur është marrë vendimi i ShBA-së, mirëpo, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, ka thënë se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon, derisa ka theksuar se të gjitha veprimet e qeverisë në detyrë janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Kurse, sot Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka thwnw mediave se dëshiron që të ecë para me qeverinë në detyrë, por ka shtuar se ka nevojë për partner të përkushtuar dhe që e kupton nevojën për evitimin e veprimeve destabilizuese.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë për KosovaPress, se të premten, kur është bërë publik njoftimi i ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën, ka qenë dita më e errët në historinë e re politike të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e rrënon aleancën me ShBA-në, të cilën, siç thotë ajo, Hashim Thaçi dhe lidershipi i viteve 1999, kanë arritur të krijojnë përmes urave të bashkëpunimit me ShBA-në në kohë lufte dhe rrethana lufte.

“Ka qenë dita më e errët në historinë e re politike të Kosovës. Në fakt, ndoshta dita më e errët që nga shpallja e pavarësisë. Çdo gjë që kemi arritur në këto njëzet e gjashtë vite çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi, konsolidimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës ka qenë produkt i një koordinimi të ngushtë mes Kosovës dhe aleatëve të saj...Imagjinojeni: Hashim Thaçi dhe lidershipi i asaj kohe kanë arritur të krijojnë ura bashkëpunimi dhe aleanca me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në, në rrethana okupimi, në kohë lufte. Ndërkohë, Albin Kurti nga komoditeti që i ofron zyra e kryeministrit po i cenon dhe po i rrezikon seriozisht ato....Që nga ardhja në pushtet e kësaj kaste qeverisëse, ne kemi parë në vazhdimësi përshkallëzim të raporteve me SHBA-të. Janë bërë më shumë se pesë vite që kur këmba e asnjë zyrtari të lartë shtetëror të Kosovës nuk ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale. Kjo është diçka që nuk na ka ndodhur asnjëherë më parë”, thotë ajo.

Në anën tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se vendimi i ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën është një sinjal i fuqishëm për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se i njëjti duhet të ndryshojë qasjen në raport me aleatët.

Ai tregon në detaje se çka do të thotë për ShBA-në dialogu strategjik dhe cilat tema i prek i njëjti. Megjithatë, Hoti tregon se pezullimi i dialogut strategjik nuk nënkupton në mënyrë të menjëhershme shkëputje të raporteve dhe marrëdhënieve bilaterale.

“E para, nëse ofrohet platforma për dialog strategjik, kjo nënkupton që shteti në fjalë ka raporte të ngushta ose vazhdon të kultivojë raporte të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në bërthamën e këtyre raporteve janë ato që ne i quajmë vlera të përgjithshme civilizuese: të drejtat e njeriut, respektimi i minoriteteve, promovimi i demokracisë, respektimi i të gjitha normave bazike mbi të cilat mbështetet demokracia sot.

Një platformë e tillë, normalisht, nuk u ofrohet shteteve që kanë regjime kryesisht totalitare, që nuk njohin sundimin e ligjit, që shkelin të drejtat e njeriut, e të ngjashme. Veprimi i qeverisë amerikane, pra pezullimi i saj, për fatin tonë të mirë nuk nënkupton në mënyrë të menjëhershme shkëputje të këtyre raporteve, sepse dihet mirëfilli që Kosova pavarësisht se kush është sot dhe kush do të jetë nesër në pushtet, ka kultivuar dhe kultivon raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse për momentin këto raporte janë pezulluar, ky është një sinjal i fuqishëm, një alarm i qartë për autoritetet vendore në rastin konkret, për kryeministrin në detyrë, z. Kurti që diskursi i tij politik duhet, në mënyrë të menjëhershme, të ndryshojë, sepse, siç duket, tashmë kemi devijime të caktuara, për të cilat duhet të ndërmerren veprime, duhet të përmirësohen, dhe ky dialog jo vetëm që duhet të vazhdojë, por duhet edhe më tej të thellohet”, thotë ai.

KosovaPress ka kontaktuar të hënën me zyrtarë të partisë në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, në lidhje me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Pas vendimit të ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka shprehur keqardhje për një gjë të tillë.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka hyrë në një dialog të tillë strategjik me SHBA-në. Takimi i parë u mbajt më 2 qershor 2022 në Uashington DC, dhe u drejtua nga ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.

Dialogu strategjik me Kosovën dhe Serbinë është përmendur gjithashtu në një deklaratë për shtyp të senatores amerikane, Jeanne Shaheen, në prill të vitit 2024.

Në atë kohë, Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së miratoi një projektligj të propozuar nga senatorja demokrate Shaheen dhe senatori republikan, Roger Ëicker, që synonte rritjen e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe u dërgua në Senat për shqyrtim.

Projektligji përmend gjithashtu nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se kur të jetë bërë përparim i mjaftueshëm, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë nismat për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më 6 gusht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nisin dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë